E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fuqishëm 8.8 Rihter godet Rusinë, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 të shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit zonën pranë brigjeve të Kamçatkës në Rusi, me epiqendër rreth 119 km në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky dhe në një thellësi prej 20.7 km. Lajmi u konfirmua nga USGS dhe autoritetet ruse.

Guvernatori rajonal, Vladimir Solodov, njoftoi për shumë të lënduar dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg bregut për shkak të rrezikut nga cunami. Paralajmërime janë lëshuar për Rusinë, Japoninë, Guamin, Hawaiin dhe Alaskën.

Valë cunami prej 3-4 metrash janë regjistruar në Yelizovsky, ndërsa në Severo-Kurilsk, ku vala e parë ka prekur bregun, është kryer evakuimi i popullatës. Raportohet për dëme materiale, ndërprerje energjie dhe komunikimi, por jo për viktima serioze.

Ky është tërmeti më i fortë në rajon që nga viti 1952 dhe më i fuqishmi në 14 vitet e fundit, krahasuar me tërmetin shkatërrues të Japonisë më 2011, me magnitudë 9.1 Rihter.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›