Tërmet i fuqishëm në oqeanin Paqësor
Pas këtyre lëkundjeve të forta, qendra e monitorimit të cunameve në oqeanin Paqësor ka lëshuar alarmin për një cunami që mund të godasë ishujt jug-perëndimorë të Paqësorit. Epiqendra e lëkundjeve sizmike është regjistruar në afërsi të arkipelagut Santo.
Lëkundjet kanë qënë të një magnitudë 8.1 të shkallës Rihter dhe janë ndier edhe në Ishujt Fixhi.
Deri tani nuk ka njoftime për të lenduar apo dëme materiale, megjithatë, Guinea e Re, Ishujt Fixhi dhe ishulli i vogël i Papuas kanë shpërngulur banorët në zonat e ulëta për t’i paraprirë goditjes së një cunami të mundshëm.
Këto lëkundje sizmike janë në vazhdën e tërmetevë të fuqishme që po godasin oqeanin Paqësor së fundi.
Kujtojmë se para dy javësh në Ishujt Samoa, nga lëkundjet sizmike u krijua një cunami i fuqishëm, nga i cili mbetën të vdekur rreth një mijë persona dhe u rrafshuan me mijëra shtëpi.