Tërmet me magnitudë 3.5 në Krujë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Një tërmet me epiqendër në Krujë u shënua këtë mbrëmje në vendin tonë.
Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, lëkundjet ishin të magnitudës 3.5 të shkallës Rihter.Tërmeti u regjistrua në orën 18:24, tetë kilometër në jug-jugperëndim të Krujës dhe 18 kilometër në veriperëndim të Tiranës.