E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës, rrezik nga përhapja për shkak të erës

Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës paraqitet e pandryshuar, por me një shtrirje më të madhe të sipërfaqes së prekur drejt territorit grek, si pasojë e erës.

Lajmi bëhet i ditur nga Prefektura e Korçës, e cila informon se ekipet ndodhen në terren që prej orëve të para të mëngjesit, për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll perimetrin e zjarrit, duke punuar për të parandaluar përhapjen brenda kurorës së zonës së mbrojtur.

Në operacion janë angazhuar rreth 40 forca dhe 9 mjete, ndërsa shërbimi i Bashkisë Kolonjë ka vënë në dispozicion tre mjete për hapjen e rrugëve pyjore, me qëllim që mjetet zjarrfikëse të afrohen sa më pranë vatrës.

Sipas të dhënave, sipërfaqja e prekur ndodhet rreth dy orë larg, në një terren të vështirë për t’u përshkruar.

Prefektura bën me dije se zona paraqet rrezikshmëri edhe nga prania e municioneve, ndaj veprimet në terren kryhen me kujdes të shtuar. Veprimet po koordinohen gjithashtu me strukturat homologe greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›