Tërmet me magnitudë rreth 4.5 ballë godet Italinë, nuk raportohen viktima dhe dëme

Një tërmet me magnitudë rreth 4.5 ballë, ka goditur Italinë pasditen e kësaj të enjteje (9 mars). Sipas vlerësimeve të para, tërmeti ishte me epiqendër në Umbertide. Goditje janë ndjerë edhe në Toskanë.
“Tërmet është ndjerë në provincat Arezzo dhe Siena. Po kontrollojmë situatën me dhomën e operacioneve rajonale. Tërmeti vlerësohet me magnitudë midis 4.3 dhe 4.8 ballë me epiqendër në provincën e Perugias”, bën me dije presidenti i Toskana, Eugenio Giani.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale ose për paslëkundje me magnitudë të lartë.
/rtsh.al/