Tërmet në Iran pranë centralit bërthamor
Lindje e Mesme
Një tërmet me fuqi 6.3 ballë të shkallës Righter goditi jugperëndimin e Iranit, jo shumë larg centralit elektrik bërthamor të vetëm të vendit, bëri të ditur vëzhguesi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Media shtetërore e Iranit tha se tre njerëz kanë vdekur, ndërsa viktimat pritet të shtohen me kalimin e orëve. Njerëzit në median shoqërore raportojnë se tronditja është ndier përtej Gjirit Persik në Dubai, Abu Dhabi dhe Bahrein.
Programi bërthamor i Iranit përbën shqetësim ndërkombëtar për shkak të frikës se ky vend po përpiqet të ndërtojë bomba atomike. Teherani këmbëngul se puna e saj në Bushehr dhe në vende të tjera ka vetëm qëllime civile. Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se tërmeti ra në orën 11.52 me orën e Londrës në thellësinë 10 kilometra nën tokë.
Qendra sizmologjike e Iranit në Bushehr, e lidhur me Universitetin e Teheranit regjistroi një tërmet 6.1 ballë pranë qytetit Kaki, 100 kilometra në jug të Bushehr. Më shumë se pesë pasgoditje janë ndier deri tani, ku më e madhja qe 5.4 ballë.
Tërmet në Iran pranë centralit bërthamor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email