Tërmet tek 99-shat, pjesa dërrmuese pendohen, tërheqin regjistrimin
Pavarësisht dëshirës për të mbajtur sekret përbërjen e grupimit të 99-shave, publikimi i pjesës dërrmuese të anëtarëve që e popullojnë këtë milici qytetare, ka shkaktuar jo pak probleme për shumicën, në angazhimet e tyre të deritanishme në mjaft prej organizatave të huaja joqeveritare. Drejtuesit e këtyre të fundit janë alarmuar nga hedhja e nëpunësve të tyre në krahët e politikës, ndaj dhe kanë vënë, ashtu sikurse pritej, para dy mundësive: të zgjedhin mes militimit ndër OJF dhe angazhimit në strukturën gjysmë partiake G 99. Në këto kushte një pjesë e mirë e atyre që iu përgjigjën pozitivsht ftesë së ish-drejtusit të MJAFT, Erion Veliaj, janë stepur, bile e kanë etiketuar si një hap të nxituar pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen sekrete të 27 dhjetorit të vitit të kaluar në një nga ambientet e hotel Tiranës. Flegmatizmi i vazhdueshëm i Erion Veliaj, mungesa e dukshme e një lobimi të organizuar nga ana e vetë Partisë Socialiste apo e drejtuesit te saj
Edi Rama dhe skepticizmi pse jo edhe paranoja e xhaketave të vjetra
në selinë ylberiste apo tek partitë e tjera aleate ndaj revolucionit të paralajmëruar, ka shkaktuar fillimin e një tërheqje masive nga G99.
Mjaft prej pjesëmarrësve të tryezës kanë nxituar të sqarojnë kolegët e tyre të shoqërisë civile se gjithçka ka qenë një keqkuptim, se ata asistuan atë natë në atë takim supersekret duke menduar si për seminarin e radhës ku tirren vazhdimisht çështje nga më të ndryshmet. Disa të tjerë, më të sinqertë, pranuan se ishin rrëmbyer më shumë se ç