Tërmetet, Greqia nuk gjen qetësi, lëkundje me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter godet rajonin e Kytheras

Greqia duket se nuk po gjen qetësi sa i përket tërmeteve. Bëhet e ditur se një tjetër tërmet ka tronditur sot Greqinë në orët e para të mëngjesit. Mediat vendase shkruajnë se një lëkundje e fortë me magnitudë 5.2 goditi rajonin në jugperëndim të Kythera pak para orës 5 të mëngjesit.
Njoftohet se epiqendra ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythera dhe thellësia fokale është vlerësuar në 79 kilometra.
Dridhja është ndjerë në Kalamatë, Atikë, madje edhe në Kretë. Duke folur për SKAI 100.3, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekka u shpreh se për shkak të thellësisë së madhe fokale, kjo dridhje e veçantë sizmike nuk përbën shqetësim dhe përjashtoi mundësinë e një tërmeti më të madh.
/rtsh.al/