Tërmetet godasin Kinën

Një seri tërmetesh të fuqishëm tronditën krahinën e Qinghait në Kinë në orët e para të ditës së mërkurë.
Lajmi njoftohet prej agjencisë kineze të lajmeve Xinhua e cila saktëson se lekundjet sizmike me magnitudë rreth 6.9 gradë Rihter, u regjistruan 240 kilometër larg qytetit të Kumdos në Tibet .
Autoritetet njoftojnë se të paktën një person ka gjetur vdekjen, ndërsa dhjetra të tjerë ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të shembura.