Tërmetet katastriofike që kanë goditur Marokun ndër vite

Maroku është goditur nga një seri tërmetesh me intensitet dhe magnitudë të ndryshme në dhjetëvjeçarët e shkuar, disa prej të cilëve kanë shkaktuar shkatërrime masive dhe mijëra të vdekur.
Më të fortat nga këto lëkundje sizmike janë shpërndarë midis Marokut Verior në rajonin malor të Al-Hoceimës ngjitur me Detin e Mesdheut, Marokut Qendror mbi malet e Atlasit të Mesëm dhe më pas në jug, në rajonin bregdetar të Agadirit.
Ekspertët besojnë se prania e Marokut në epiqendrën gjeologjike të dy pllakave, asaj afrikane dhe euroaziatike, domosdoshmërisht e vendos atë në qendër të vibrimeve të shkaktuara nga përplasja e këtyre pllakave.
Kronologjia e tërmeteve më katastrofike që ka përjetuar Maroku në dekadat e fundit
Tërmeti i vitit 1960 në Agadir – Ky tërmet ndodhi më 29 shkurt 1960 dhe ishte më vdekjeprurësi dhe më shkatërruesi në historinë e Marokut, pasi shkatërroi qytetin jugor të Agadirit, me një magnitudë 5,7 në shkallën Rihter, duke vrarë mbi 15 mijë njerëz apo rreth një të tretën e banorëve të qytetit në atë kohë.
Tërmeti i vitit 1994 në Al-Hoceimë – Al-Hoceima dhe rrethinat e saj kanë përjetuar një sërë tërmetesh, duke përfshirë tërmetin e vitit 1994, i cili ishte i magnitudës 6 në shkallën Rihter dhe shkaktoi dy viktima.
Tërmeti i vitit 2004 në Al-Hoceimë – Ky tërmet konsiderohet si një nga tërmetet më të forta dhe më të dhunshme në Marok. Ai ndodhi në Al-Hoceimë më 24 shkurt 2004 dhe vrau rreth 600 njerëz, duke lënë humbje të konsiderueshme materiale. Tërmeti konsiderohet si një nga fatkeqësitë natyrore më të forta që ka parë Mbretëria.
Tërmeti në Al-Hauz – Është i fundit në serinë e tërmeteve dhe ndodhi këtë të premte (8 shtator) vonë, duke vrarë e plagosur rreth një mijë njerëz, sipas një bilanci fillestar.
/rtsh.al/