E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmetet lëkundin sërish Italinë qendrore

Aquila - Italia qendrore është tronditur sërish mëngjesin e sotëm nga një tërmet 5.2 ballësh i shkallës Riter. Shërbimi Gjeologjik Italian bën të ditur se lëkundjet u ndjenë në të njëjtën zonë ku ndodhi tërmeti shkatërrues i së hënës, ku humbën jetim mbi 272 njerëz.

Italia qendrore është përfshirë e gjitha nga frika e tërmeteve të tjera, të cilat kanë vazhduar rregullisht edhe gjatë këtyre ditëve. Mësohet se tërmeti i sotëm është ndjerë edhe në kryeqytetin Romë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›