Kriza, LSI: Masa urgjente
Tiranë-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta theksoi sot se parlamenti duhet të të diskutojë urgjentisht një Plan Kombëtar Antikrizë. “Deklaratat e përfaqësuesit të Fondit Monetar Ndërkombëtar se rritja ekonomike për Shqipërinë për këtë vit parashikohet të jetë 0 deri në 1 për qind, po kështu edhe konstatimet e tjera se rënia e vlerës së lekut, rënia e eksporteve, papunësia në rritje dhe rënia e besimit të konsumatorëve janë tregues të një realiteti ekonomik, të cilin vetëm Berisha nuk do ta shikojë dhe ta pranojë, sepse është përgjegjësi kryesor për këtë situatë ku ndodhet vendi dhe për mungesën e reagimit dhe të masave nga ana e Qeverisë për të përballuar krizën”-theksoi Meta.
Qeveria-tha Meta-duhet të ketë parasysh se përballimi i krizës dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit janë shumë herë më të rëndësishme sesa shpenzimet e saj për qëllime elektorale. “Prandaj, duhet të reagojë me përgjegjshmëri sa më shpejt, në mënyrë që efektet e kësaj krize të mos rëndojnë akoma më tej mbi qytetarët e vendit dhe përpara se të jetë vonë”-përfundoi ai.