Tërmeti i fuqishëm në Haiti, shkon në afro 2000 nurmi i viktimave

Autoritetet në Haiti kanë thënë se numri i personave të vdekur nga tërmeti i fundjavës ka arritur 1941, ndërsa të plagousrit thuhet të jenë në mbi 9900 persona. Ndërkohë një stuhi tropikale ka goditur këtë shtet në Karaibe, duke penguar përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
“Situata është shumë e vështirë. Popullata është duke u përballur me një mori të nevojave urgjente humanitare”, ka thënë kryeministri i Haitit, Ariel Henry, përmes një postimi në Twitter.
Qeveria ka falënderuar partnerët kombëtarë dhe ata ndërkombëtarë, që po ndihmojnë në përpjekjet për të nxjerrë të mbijetuariot nga rrënojat. Sipas rapotimeve të mediave vendase si pasojë e tërmetit janë shkatërruar totalisht më shumë se 60,000 shtëpi. Shumë persona besohet se ende janë nën rrënoja prej 14 gushtit, kur ka ndodhur tërmeti.