Shtoltenberg: Lidershipi i Afganistanit dështoi në përballjen me talebanët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha këtë të martë se aleanca ishte habitur nga shpejtësia e fitores talebane në Afganistan, por fajësoi liderët afganë për tragjedinë, siç u shpreh ai. – Lidershipi afgan dështoi në përballjen me talebanët dhe në arritjen e një zgjidhjeje paqësore që afganët e dëshirojnë aq shumë. Dështimi i këtij lidershipi çoi në tragjedinë që po dëshmojnë sot, – u shpreh Stoltenberg. Ai u tha gazetarëve se aleanca po punonte për të siguruar personelin e saj prej 800 civilësh në Kabul dhe në aeroportin e qytetit si dhe punonjësit e saj afganë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjithashtu u bëri thirrje talebanëve që të respektojnë dëshirat e atyre që duhet të largohen dhe të mos mbyllin pikat e kalimit kufitar apo aeroportet, të shmangin hakmarrjen dhe të sigurojnë një transfertë paqësore të pushtetit.
Nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes zëdhënësi Xhon Kirby tha se misioni për të evaukuar amerikanë dhe afganë do të vijonte deri në 31 gusht. Do të ketë të paktën një fluturim në orë dhe deri në 9 mijë pasagjerë në ditë që largohen nga Afganistani, tha ai. Kirby gjithashtu bëri të ditur se të dielën ishte zhvilluar një takim mes liderëve talibanë dhe kreut të komandës qendrore amerikane në Doha dhe nuk ka patur reagime armiqësore pas këtij takimi.
Pas një telekonference me ministra të jashtëm të vendeve të BE_së, Shefi I politikës së jashtme europiane Josep Borell u shpreh se BE duhet të flaës mtalebanët sepse ata kanë fituar luftën, ndërsa theksoi se kjo nuk do të thotë se do të veprohej shpejt drejt njohjes zyrtare të sundimit të tyre. “Nëse dua që 400 persona, afganë dhe familjet e tyre që kanë punuar për ne të arrijnë në aeroport mund ta kuptoni që do të kem nevojë të flas me autoritetet talebane” tha ai.
Sipas Borell, lufta kundër Al Kaedës në Afganistan ka qenë e sukseshme, por ka dështuar ndërtimi i kombit pavarësisht sasisë jashtëzakonisht të madhe të burimeve që i janë dhënë vendit. “Brukseli do të angazhohet në dialog për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe potencialisht migratore. Dialogu do të foksuohet edhe mbi mjetet për të parandaluar kthimin e prezencës së huaj terroiste në Afganistan,” tha ai.
Gjermania ndërkohë ka bërë të ditur se po pezullon ndihmën për zhvillimin e Afganistanit. Ministri i zhvillimit Gerd Muler tha për mediat gjermane se punonjësit ndërkombëtar të organizatës për zhvillim GIZ ishin evakuar., ndërkohë që po punohej për të garantuar largimin e stafit lokal dhe organizatave me të cilat punonte GIZ. Por ministri i jashtëm Heiko Mas është shprehur se kontrollet talebane në aeroport po e bënin akoma më të vështirë evakuimin e afganëve që punonin për forcat perëndimore. Mas shtoi se forcat gjermane dhe amerikane po punonin që këtyre afganëve t’u lejohej të hynin në mënyrë të sigurt në aeroport.