Tërmeti në Turqi, Topi ngushëllon homologun Abdullah Gyl

Presidenti Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, për viktimat e tërmetit të ndodhur ditën e sotme në Turqi.
"Me hidhërim të thellë mësova për fatkeqësinë natyrore shkaktuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Turqinë Lindore, ku tragjikisht humbën jetën pesëdhjetë e një vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë! Më lejoni, Shkëlqesia Juaj, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin turk, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'Ju shpreh ngushëllimet më të thella e më të sinqerta, dhe nëpërmjet Jush, edhe familjeve e të afërmve të viktimave!" thekson Topi.
Më tej presidenti Topi në mesazhin e ngushëllimit thekson se në këtë ditë dhimbjeje për Republikën mike të Turqisë, Shqipëria dhe populli shqiptar ndihen pranë tyre duke ju shprehur gjithë solidaritetin njerëzor për kapërcimin sa më lehtë e sa më të shpejtë të kësaj situate tragjike.