8 Marsi në burg, festë edhe për gratë e dënuara
Tetë Marsi është festuar edhe nga gratë e dënuara në burgun "Ali Demi".Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka organizuar festën për të dënuarat duke u sjelle atyre fëmijet për t'i takuar. Ndërkohë që grave të dënuara u janë shpërndarë lule. Në këtë festë ishin të pranishëm edhe artistët shqiptarë si Margarita Xhepa, Myfarete Laze, Irini Qirjaqi , të cilat interpretuan në një koncert për të dënuarat.
Grave të dënuara i uroi festën e 8 marsit edhe zv. drejtori i përgjithshëm i burgjeve Lulëzim Kodra, si dhe drejtoresha e burgut 325 Irena Celaj
Përveç pranisë të fëmijëve të grave të burgosura dhe artistëve, në aktivitet morën pjesë edhe disa animatorë të cilët ndihmuan në realizimin e këtij programi artistik.