E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Mbi 45 mijë viktima, 3 persona nxirren nga rrënojat pas 13 ditësh

13 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën Turqinë dhe sirinë, ekipet turke të kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat tre persona, mes të cilëve edhe një fëmijë. Një burrë, një grua dhe fëmija u morën nga ambulancat pasi kaluan 296 orë nën rrënojat e një pallati në Antakja, që është kryeqyteti i provincës Hataj.

Më shumë se 45 mijë persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë kanë mbetur pa strehë pas tërmeteve të 6 shkurtit.

Numri i viktimave në Turqi deri tani ësthë 39,672, ndërsa në Siri janë raportuar më shumë se 5 800 viktima. Pavarësisht se me kalimin e ditëve, shanset për të gjetur të mbijetuar ishin të vogla për shkak edhe të temperaturave shumë të ulëta, ekipet e kërkim shpëtimit kanë vijuar të gjejnë persona të gjallë nën rrënoja.

Megjithatë numri i tyre ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Shume ekipe ndërkombëtare të shpëtimit janë larguar ndërkohë nga zona e tërmetit, por ato turke kanë vijuar të kërkojnë për të mbiejtuar nën rrënojat edhe këtë të shtunë.

Ekipi shqiptar që udhëtoi drejt Turqisë për të ndihmuar autoritetet atje në operacionet e kërkim-shpëtimit janë kthyer këtë të shtunë në Atdhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›