E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Wenger urdhëroi lojtarët e Arsenal-it të hiqnin dhëmbët e pjekurisë

Ray Parlor ka zbuluar se lojtarët e Arsenalit u detyruan të hiqnin dhëmbët e pjekurisë gjatë kohës kur Arsene Wenger drejtonte klubin.

Wenger, trajner i Arsenalit midis viteve 1996 – 2018, transformoi futbollin anglez duke futur metoda të reja stërvitore, dieta, taktika dhe yje të huaj. Revolucioni solli sukses, pasi skuadra e francezit fitoi 17 trofe, përfshirë tre tituj të Premier League.

Ndoshta ideja e tij më kontroverse ishte heqja e dhëmbëve të pjekurisë. Sipas Parlour, Wenger e detyroi mesfushorin dhe lojtarët e tjerë të bënin diçka të tillë sepse dhëmbët do të shkaktonin “problem” në të gjithë trupin kur ata të stërviteshin në maksimum, gjë që do të pasonte me probleme fizike.

“Dhëmbët e pjekurisë në momemtin që trupi shtyhet në limit kanë tendencë që të ndikojnë në formulën e gjakut dhe për rrejdhojë vijnë edhe dëmtimet. Unë e provova vetë diçka të tillë, përparaa se ta hiqja isha i lodhur pas stërvitjeve”, tha Parlor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›