E Diel, 1 Nëntor 2026

Antarktikë, shkencëtari rus çmendet dhe ther kolegun e tij

Më shumë se gjashtë muaj në akullnajat e Antarktikës, i rrethuar nga akuj që nuk shkrijnë kurrë, me një kontejner si shtëpi dhe një kishë prej druri si të vetmen gjë që mund ta lidhë me Rusinë e vendlindjes. Vendlindje që është larg jo pak, por 35mijë kilometra.

Edhe një shkencëtar i stërvitur si Sergey Savitsky nuk mundi ti përballojë mendërisht kushtet e punës në bazën ruse të Bellingshusen, e cila ndodhet në ishullin e Mbretit George, skaji më perëndimor i kontinentit të akullt.

Sipas informacioneve që vinë nga personali që punon në ishull, shkencëtari në një moment krize nervore ka tentuar të vrasë një kolegun e tij me një thikë. Autoritetet nuk kanë shpërndarë identitetin e të lënduarit, por dihet që ai u transportua në Kili, vendi me i afërt që disponon një spital të mirëfilltë.

Stacioni Bellingshausen u hap nga Bashkimi Sovietik në vitin 1968, dhe

është sot i banuar nga shkencëtarë gjatë gjithë vitit.

Ngjarja, e ndodhur në fillim të tetorit, u bë publike vetëm tani nga autoritetet ruse, që nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

është më jugorja e planetit

Stacioni Bellingshausen u hap nga Bashkimi Sovietik ne vitin 1968, dhe mban emrin e zbuluesit të territorit ku ndodhet. Përtej komunitetit shkencor që banon për periudha të caktuara aty, baza njihet edhe si vendi ku ndodhet kisha ortodokse më jugore të planetit, një strukturë e ndërtuar me dru të ardhur enkas nga Siberia dhe e mbajtur hapur gjatë gjithë vitit.

Me sa duket, prania e kishës nuk ndihmoi mjaftueshëm Sergey-n për të përballuar sfidat në atë territor pothuajse të harruar. Në mungesë të autoriteteve policore, autori i krimit iu dorëzua menaxheri të bazës dhe ndodhet i “burgosur” në dhomën e tij. Normalisht, mundësia e arratisjes nga ishulli, shkon përtej mundësive njerëzore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Putin – Europës: Do ju sulmojmë nëse pranoni armë bërthamore amerikane

Video e frikshme në Romë: shemben shkallët lëvizëse, plagosen tifozët

“Unë jam një vrasëse… pse nuk më beson policia?!”

OKB dënon Francën: Gabon me ndalimin e niqabit, të ndryshojë vendimi

Të izoluar totalisht, helikopteri e vetmja zgjidhje! – VIDEO

Shokohet bota e arkeologjisë, disa nga dorëshkrimet e Biblës së Detit të Zi janë fallco!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›