Tërmeti shkatërrues, policia: 14500 viktima
JAPONI- Numri i te vdekurve nga termeti ne Japoni duket se ka kaluar pritshmerine prej 10 mije vetesh, deklaruar nga zyrtaret. Vetem pak caste me pare, pas mesdite policia e Japonisë tha se numri zyrtar i të vdekurve apo të zhdukurve nga tërmeti dhe cunami ka shkuar në 14.500.
Rreth një javë pas katastrofës së të premtes, më shumë se 450 mijë njerëz ndodhen në strehime të përkohshme.
Ndërkohë, autoritetet i vazhdojnë përpjekjet për ftohjen e reaktorit të dëmtuar në centralin bërthamor Fukushima.
Rritet presioni ne reaktorin atomik
Në Japoni po vazhdojnë përpjekjet për shmangien e shkatërrimit më të gjerë në stacionin atomik të energjisë, që është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i së premtes. Helikopterët ushtarakë kanë derdhur ujë nga ajri në reaktorin numër tre në stacionin Fukushima, për ta shmangur shkrirjen e kontejnerëve të karburantit.
Zyrtarët thonë se presioni në reaktor është gjithnjë e më i madh, ndërsa ka shqetësime në rritje pasi në këtë reaktor ka edhe përzierje, që përmban plutonium.
Njëherësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka thënë kryeministrit japonez, Naoto Kan, gjatë një bisede telefonike, se Uashingtoni do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta ndihmuar Japoninë për ripërtritje nga katastrofa e dyfishtë natyrore, nga e cila kanë humbur jetën së paku 5 178 persona dhe raportohen 8 606 të zhdukur.