E Diel, 1 Nëntor 2026

Termi ‘Kombësi’, Dule: Do apelojmë në Strasburg vendimin e Kushtetueses

KORÇE - Gjatë një takimi në Korçë, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule përsëriti qëndrimin e tij kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të termit “kombësi” në nenet e ligjit “për gjendjen civile”.

Dule theksoi se beteja ligjore për këtë çështje do të vazhdojë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sipas kreut të PBDNJ-së, vendimi i gjykatës bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr termin kombësi nga ligji i Gjendjes Civile është në kundërshtim me nenin 20 të Kushtetutës së vendit. Nuk jemi dakord me të dhënat e Gjendjeve Civile përsa i përket kombësisë. Ku është e drejta e vetëdeklarimit që me të madhe e ngre komisioni i BE-së.”- deklaroi Dule.

Dule shprehu shqetësim për shfaqjen e fenomenit të tkurrjes së minoriteteve në vendin tonë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›