Pas Greqisë edhe Italia miraton hapjen e burgjëve
Itali- Rreth 3.300 të burgosur në burgjet italiane do të lirohen, pas miratimit e masave për zgjidhjen e problemit të mbipopullimit në burgje nga Këshilli i Ministrave.
Sipas ministres së drejtësisë Paola Severinos, nuk përjashtohet as edhe një amnisti e mundshme, përvec mundësisë për vuajtjen e denimit në arrest shtëpie.
Ndërkohë Partia e ish-kryeministrit Berlusconi dhe Lidhja e Veriut i cilesuan si të papranueshme masat e reja. Sipas kësaj pakete masash parashikohet që do fitojnë lirinë e plotë os eme arrest shtëpie personat e denuar deri 18 muaj burgim, të cilim mund ta përfundojnë në arrest shtëpie.
Ndersa për të parandaluar hyrjen në burgje të personave që lirohen brenda 72 orëve, masat e reja parashikojnë që tashmë brenda 48 oreve do të vendoset nëse një person i ndaluar nga policia do të shkoje në burg, në arest shtepie apo do të lirohet.
Sipas të dhënave të ministrisë në burgjet italiane vuajnë denimin mbi 67 mijë të burgosur, nga 46.000 që është kapacitetit maksimal i lejuar. Dhe ndër ta 2.700 janë shtetas shqiptarë.
No related posts.