E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terren ideologjik per atentatet e Oslos - Populistet e djathte ne Evrope

Ata jane kunder BE-se kunder imigranteve dhe para se gjithash kunder myslimaneve. Kjo i bashkon populistet e djathte ne Evrope edhe pse ka ndryshime mes tyre nga nje vend ne tjetrin. Ne France Marine Le Pen drejton Frontin Nacional parti e ekstremit te djathte dhe e ben ate madje te pranueshem ne opinion Nga dobesia ky kontinent dikur i pasur Evropa ndodhet ne buze te rrenimit.

Bildunterschrift Umberto Bossi i Lega Nord ne Itali me kryeministrin italian Berlusconi. Aleanca ne radhet e partive te djathta

Sipas anketimeve Marine Le Pen gezon mbeshtetje gjithnje ne rritje te francezeve. Dhe kerkimi i aleateve gjithashtu funksionon zonja Le Pen ka kontakte te mira me Lega Nord ne Itali dhe partine populiste te djathte FPOuml ne Austri. Te dyja keto parti qe prej vitesh ngrene zerin kunder te huajve dhe kunder Evropes.

Shembulli tjeter Hungaria zgjedhjet nje vit me pare sollen atje nje ndryshim djathtas. Partia Fidesz qeveris me nje shumice dy te tretash dhe po ndryshon kushtetuten. Krenaria kombetare eshte bere detyre qytetare nje ligj restriktiv per mediat po le gjithnje e me shume gazetare kritike te papune. Europolitikania socialdemokrate Birgit Sippel flet per nje politike me orientim nga e kaluara e cila e ve theksin tek perjashtimi

Ata perpiqen te na bindin se po hartojne nje kushtetute te re sipas frymes se shekullit te 21. Por orientimi tek Perendia e krishtere theksoi tek krishterimi qe ruan identitetet kombetare theksimi i vecantise se Hungarise vertet qe nuk mund te pajtohen me vlerat evropiane te cilat njohin te drejtat e te gjithe njerezve.

Me tutje ne veri te Evropes kane pesuar zhvendosje djathtas disa vende ish liberale njeheresh ne Danimarke nje populiste percakton politiken ndaj te huajve ajo nguli kembe te rivendoseshin kontrollet ne kufij.

Fitim perkrahjeje me parrulla populiste

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Timo Soini kryetari i partise Finlandezet e vertete. Ne Finlande zgjedhjet ne pranvere u dhane nje fitore sensacionale prej 19 Finlandezeve te Vertete. Kryetari i partise Timo Soini eshte aq popullor sa ne nje shfaqje te njohur ne televizion pershendetet me nje muzike te prodhuar enkas per te.

Dhe i gjithe suksesi i dedikohet disa fjalive te thjeshta asnje qindarke per shtetet e falimentuara si Portugalia jo martesave te homoseksualeve jo imigracionit. Pergjegjesine per te qeverisur Finlandezet e Vertete megjithate nuk e pranuan ata preferojne stolin e opozites prej nga ushtrojne ndikimin e tyre.

Frika dhe pasiguria terren i pershtatshem per te djathten ekstreme

Bildunterschrift Politikani i djathte holandez Geert Wilders. Nje pamje te ngjashme ofron Holanda atje qeveria e pakices eshte e varur nga mbeshtetja e Geert Wildersit. Politikani flet kunder Kuranit dhe fese islame Une jam i detyruar te flas kur Holanda eshte e kercenuar nga islamizmi.

Njeriu i letrave Hans-Maarten van den Brink thote se ne Holande ka ndryshuar klima sociale. Ligjet jane bere me te ashpra toleranca ndaj te imigranteve me e vogel. Sipas van den Brink vendi i tij jeton nje paradoks Ne holandezet i kemi punet shume mire. Holandezet jane njerez shume te lumtur. Ata jane te kenaqur me jeten e tyre private dhe edhe situata ekonomike eshte e shkelqyer krahasuar me pjesen tjeter te Evropes. Ndoshta ky eshte shkaku i ketij shqetesimi. Pasi kur punet jane shume mire ne te ardhmen mund te behen vetem me keq.

Frika dhe pasiguria ndezin debatin. Dhe pastaj kerkohet nje fajtor. Shume shpesh faji shihet tek ata qe jane me te dobetit ne shoqeri pakicat etnike te huajt imigrante. Dhe kush i sjell keto tema ne diskutimin publik fiton vota pikerisht ne shtresen e mesme thote europarlamentari ekologjist Sven Giegold Ky eshte nje fenomen te cilin e shohim ne shume vende perreth Gjermanise por fale Zotit tek ne nuk ndodh ende. Politikisht kjo duhet marre shume seriozisht.

Qe do te thote te merren masa per tiu kundervene ketyre tendencave te sqarohen njerezit tu largohen atyre frikerat. Ne kete menyre populistet nuk do ta kene te lehte.

Autor Birgit Schmeitzner / E. Xhani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›