E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti kufitar ne Kosove pengon rrugen evropiane te Serbise

Nga marsi deri ne korrik te vitit 2011 me ndermjetesimin e BE-se jane arritur marreveshjet e para mes Kosoves dhe Serbise. Me 2 korrik jane nenshkruar dokumentet e para mes ketyre dy vendeve. Dialogu mes autoriteteve te Serbise dhe Kosoves ishte ne nje rruge te mire deri ne fillim te javes se kaluar kur shkallezoi gjendja ne kufirin mes Kosoves dhe Serbise qe rezultoi edhe me vrajsen e nje polici. KFOR-i nderhyri me vone dhe mori kontrollin e kufirit ndersa palet fajesojne njera-tjetren per shkallezimin e gjendjes. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Robert Cooper

BE-ja po perpiqet te jete neutrale ne konflikt. Ministrja e Jashtme Catherine Ashton ka kerkuar prej Serbise dhe shqiptareve te Kosoves te rikthehen ne tavolinen e bisedimeve dhe te jene shume te permbajtur.

Vendimi ne tetor

Nje zedhenese e BE-se nuk deshi te flase te premten 29.07.2011 nese kete vit Serbia do te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE. Vendimi do te merret deri ne mes te tetorit tha ajo.

Serbia nuk e njeh Kosoven e cila ne vitin 2008 ka shpallur pavaresine. Ajo e sheh kete territor ende si pjese te saj. Nderkohe qe pavaresine e Kosoves e kane njohur deri tani 76 vende. Kosova eshte e banuar kryesisht me shqiptare dhe nje minoritet te vogel serb. Nder vendet qe kane njohur Kosoven jane edhe shtetet me te medha perendimore si SHBA Gjermania Britania e Madhe Italia. Por zonjes Ashton ia veshtireson punen fakti qe Kosoven ende nuk e kane njohur te gjitha vendet anetare te BE-se si Rumania Spanja Qipro Greqia dhe Sllovakia

Serbia kohet e fundit ishte ne rruge te mire Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kriza ne Kosove vazhdon

Ambasadori i BE-se ne Beograd Vincent Degert deklaroi ne nje inverviste per portalin e internetit Euractiv se Serbia ndodhet ne rruge te mire per te fituar statusin e kandidatit per anetaresim. Serbia i ka arrestuar kohet e fundit dhe i ka dorezuar ne Hage dy te akuzuarit e fundit per krime lufte Ratko Mlladiqin dhe Goran Haxhiqin. Nderkohe qe ka punuar mire edhe ne plotesimin e kushteve te tjera. Jane nisur reforma te ndryshme ne sistemin juridik dhe financimin e partive politike. Deficite ka ende ne luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar. Ne vecanti gjendja e veshtire eshte ne dialogun me Kosoven ku ende ka ngecje dhe probleme teper te medha.

PE ushtron kritika ndaj Serbise

Bernd Posselt deputet e CDU-se ne Parlamentin Evropian PE kritikon ashper Serbine. Perderisa ky vend konteston kufirin me Kosoven rruga per ne Evrope nuk mund te vazhdoje tha ai ne nje interviste per Deutsche Wellen.

Disa forca destruktive ne Serbi nuk duan ta kuptojne se pavaresia e Kosoves eshte perfundimtare dhe e pakthyeshme thote ai. Posselt kritikon edhe perpjekjet e zonjes Ashton qe te jete neutrale. Pas thyerjes se nje banke vjedhesi duhet te nxirret para gjyqit dhe jo te ftohet ne tryeuzen e bisedimeve thekson ai.

BE-ja ka ne Kosove nje mision prej rreth 3000 personash. Ashton mendon se EULEX-i duhet te punoje me shume ne perafrimin mes serbeve dhe shqiptareve ne Kosove. BE-ja e ka kritikuar policine kosovare per nderhyrje te njeanshme ne kufi. Kjo nuk ka ndihmuar shume gjendjen tha nje zedhenese e Komisionit te BE-se.

Autor Bernd Riegert/Bahri Cani

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›