Terri i bindur: E kalojmë Interin
Zikaltrit vizitojnë kryeqytetin ishullor me epërsinë 2-1 në sfidën e parë në “San Siro”, por Xhon Terri ka besim se Çelsi do ta përmbysë disavantazhin dhe do sigurojë një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. “Luajmë në stadiumin tonë me disavantazhin e një goli, por me avantazhin e një goli në fushë kundërshtare. Ne të gjithë besojmë se do ta kalojmë me sukses këtë provë”, tha kapiteni londinez për “fifa.com”.
Më tej qendërmbrojtësi i Çelsit shtoi: “Jemi në luftë në tre fronte dhe çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë të sezonit. Duhet t’i fitojmë të gjitha”. Në të njëjtën ide është edhe autori i 25 golave me fanellën blu deri tani, Didier Drogba: “Kemi lojtarë të mirë, që mund ta udhëheqin skuadrën. Terri, Lampard, Balak apo të tjerë, të gjithë mund të shkojmë në të njëjtin drejtim”.