E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani feston Ditën e Verës

Dita e Verës është një festë pagane mijëra vjeçare e cila vazhdon të festohet në Elbasan dhe më gjerë.

Dita fillon me fëmijët, të cilët shëtisin me hithra në duar derë më derë duke u kthyer që andej me fruta, vezë etj të dhuruar nga shtëpiaket. Pasi mbaron riti i fëmijëve, të rinjtë dhe të moshuarit dalin nga shtëpitë dhe urojnë njëri- tjetrin “ Gëzuar Ditën e Verës! Qoftë një verë e mbarë!”

Gratë në këtë ditë as qepin, as bëjnë punë dore me shtiza sepse, siç besohet, janë të mbrojtura nga gjarpri. Dhe 12 ditë pas festës së luleve, fshati feston ditën e Baba Nevruzit, kur nuk pritet asnjë lloje druri, sepse besohet se atë ditë tërë pylli falet.

Panair tradicional për Ditën e Verës

Panairi tradicional “Dita e Verës 2010” me 45 firma të reja prodhuese dhe tradiciaonale u çel dje në ambjentet e pallatit të sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, si pjesë e programit në prag të kremtimit të Ditës së Verës dhe do të qëndrojë hapur për dy ditë.

Çeljen e panairiit e përshëndetën kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, Presidenti i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, Veli Kazazi dhe Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi.

Si çdo vit, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Bashkia e Elbasanit organizojnë pjesëmarrjen e firmave të interesuara në këtë panair, që sipas Sejdinit, “flasin për një rritje të mëtejshme të bizneseve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë”.

Prefekti i Elbasanit, Deliallisi theksoi se “në vitet e ardhshme edhe me ndërtimin e rrugës Elbasan -Tiranë, biznesi i Elbasanit do të fuqizohet dhe më tej”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›