E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri shenon dhe Celsi +5 ne Premier Lige

Ndeshja mes kryesuesve, Celsit dhe Mancester Junajtid, qe u zhvillua ne "Stamford Bridge", solli diference me te madhe te Premier Liges. Xhon Terri shenoi ne fund te ketij takimi te vetmin gol, qe i mjaftoi Bluve per te marre tre pike dhe per t'u shkeputur ne krye te klasifikimit, me pese pike. Kjo eshte diferenca e pare me e madhe qe eshte krijuar ne javet e para te Premier Liges. Uejn Runi humbi nje mundesi te shkelqyer, ne pjesen e pare te ndeshjes. Mancester Junajtid nuk mundit dot qe te marre nje pike ne kete ndeshje, duke mbetur ne vend te trete. Arsenali i Arsen Venger fitoi nje dite me pare ndaj Uelves dhe u ngjit ne vend te dyte. Kesisoj, gara per titull ne Premier Lige eshte bere edhe me interesante, pas humbjes se kampioneve ne fuqi. Surpriza e ketij sezoni eshte Arsenali, qe sipas Venger do te luaje per te siguruar titullin. Duket se eshte dorezuar Liverpuli, qe pretendon nje vend ne "Champions".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›