E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Juventusi, fitore dhe gola per titull"

Juventusi siguroi fitoren me te thelle ne kampionat dhe me kete triumf drejtuesit bardhezinj dhe tifozet jane shprehur se ishte bindese, per te ndjekur Interin, ne garen e ketij edicioni, per titullin kampion. Juve shkaterroi Atalanten, ne nje ndeshje emocionuese dhe me gola. - "Ishte nje fitore qe erdhi ne momentin e duhur," - theksoi Ferrara. - "Me pelqen reagimi i lojtareve, ne momente te caktuara. Mendoj se kjo skuader nuk ka rruge tjeter, pervec gares qe te fitoje trofe. Jemi duke luftuar ne dy fronte, edhe ne Evrope dhe mendoj se skuadra eshte ne rruge te mbare," - shprehet trajneri i Juves, pas fitores, 5-2 ndaj Atalantes. Ekipi i Ferrares shkurtoi diferencen me Interin, qe zhvilloi ndeshjen e javes se 12-te, nje dite me vone, me Romen. Kampionati ende nuk ka shkuar ne gjysmen e gares dhe deri ne fund bardhezinjte vazhdojne qe te inistojne se mbeten pretendente. Merkatoja e dimrit ende nuk eshte hapur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›