E Martë, 3 Nëntor 2026

“Territor i pastër”, asgjësohen rreth 1200 bimë kanabisi në dy fshatra të Krujës

Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, policia e Krujës ka asgjësuar sot 1150 fidanë kanabis në fshatrat Burz Mal e Shkretë.

Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies, ndërsa nuk dihen se kush janë kultivuesit.

Sipas njoftimit të komisariati i Policisë Krujë, gjatë kontrolleve në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë, u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim, në të cilat u gjetën 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›