E Enjte, 5 Nëntor 2026

Terror në Jeruzalem, një i vrarë dhe tre të plagosur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qytetin e vjetër të Jerusalemit, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën tre të tjerë. Personi i armatosur, të cilin zyrtarët e identifikuan si një anëtar i grupit militant palestinez, Hamas, u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të sigurisë. 

Një civil vdiq nga plagët e marra në spital. Një tjetër u plagos rëndë dhe dy policë izraelitë u plagosën gjithashtu, thanë zyrtarët. Ministri i Sigurisë së Brendshme Omer Bar-Lev tha se sulmuesi kishte një automatik. Sulmuesi u identifikua si një palestinez 42-vjeçar nga Jeruzalemi Lindor. Një zëdhënës i Hamasit konfirmoi se autori, i quajtur në mediat palestineze dhe izraelite si Fadi Abu Shkhaydam, ishte një anëtar i krahut politik të grupit.

Sulmet e dhunshme me thikë janë një dukuri e rregullt në Jerusalem, por sulmet me armë të këtij lloji janë të rralla. Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha se u kishte kërkuar forcave të sigurisë që të ishin tepër vigjilente. Izraeli e ka pushtuar Jerusalemin Lindor që nga lufta e Lindjes së Mesme e vitit 1967 dhe e konsideron të gjithë qytetin, kryeqytet të tij, megjithëse kjo nuk njihet nga shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar. Palestinezët e pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e ardhshëm të shtetit të tyre/ BBC

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›