E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror ne Stokholm

Stokholm 26 Shtator NOA - Minuta terrori ne Stokholm dhe kjo si rrjedhoje e nje hipoteze per pranine e nje kamikazi ne bordin e aeroplanit te drejtuar per ne Pakistan. Policia detyroi menjehere uljen e avionit dhe beri arrestimin e te dyshuarit. Flitej si ai mbante me vete eksploziv. Ne bordin e avionit ishin 273 persona te cilet u evakuuan menjehere. Avioni ishte nisur nga Toronto dhe kane qene pikerisht autoritetet kanadeze qe dhane alarmin e pare. Pas kontrollit qe u krye mbi personin ne fjale atij nuk ju gjend asnje eksploziv nga autoritetet suedeze. Lajmi u be i ditur nga nje zedhenes i autoriteteve suedeze i cili pohoi se nuk kishte asnje eksploziv dhe kjo pas asaj qe u be e ditur nga mediat lokale ne lidhje me kete ceshtje. Sic eshte bere e ditur personi i arrestuar eshte nje qytetar kanadez me origjine pakistaneze.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31290-terror-ne-stokholmtitleTerror ne Stokholmtheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›