Terror ne bllok krisma drejt lokalit te nates
TIRANE- Nje grindje ne nje lokal nate te zones se ish- bllokut mes nje bodigardi dhe disa klienteve qe donin te frekuentonin lokalin degjeneroi ne nje konflikt fizik qe me pas shkoi deri ne nje konflitk me arme dje ne mengjes ndersa ne zonen per rreth dhe ne lokal ngjarja solli panik dhe frike tek klientet dhe banoret. Ne pak minuta kjo zone u boshatis ndersa policia mberriti ne vendin e ngjarjes per te sqaruar rrethanat e krimit autorin e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme. Pas hetimeve paraprake policia shpalli ne kerkim si autor te dyshuar te krimit Elis Mulen 20 vjec me banim ne kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth ores 0220 te mengjesit te djeshem ne rrugen Ismail QeQemali kur sipas deshmitareve nje grup personash jane afruar ne afersi te lokalit ku jane perballur me bodigardin i cili qendronte ne hyrjen e deres se lokalit.
Konflikti
Duam te hyjme ne pab- mesohet tiu kene thene personat bodigardit. Ky i fundi mesohet se i ka refuzuar klientet te cilet duhej te ishin te shoqeruar me femra nese donin te ishin kliente te klubit te nates. Pas nje bisede te shkurter mes klienteve dhe bodigardit ky i fundit sipas urdhrit te pronareve te lokalit ka vazhduar te mos i lejoje personat te hyjne. Refuzimi ka shkaktuar pakenaqesi tek personat qe kerkonin te defreheshin per fundjave e te konsumonin pije apo birre sipas shijeve te tyre ndersa kane nisur te debatojne me bodigardin. Ne pak minuta aty jane mbledhur edhe persona te tjere pjese e stafit te lokalit dhe estafit te sigurise. Pas debatit me fjale dhe fyerjeve te ndersjellta palet kane nisur te konfrontohen fizikisht ne menyre te ashper. Pjesetaret e sigurise se lokalit kane larguar personat nga zona aty prane por konfrontimi dhe perplasja sipas deshmitareve ka vijuar edhe me tej. Isha duke qendruar ne kryqezimin e rruges kur pashe qe dy grupe personash po grindeshin dhe po qelloheshin me grushte- tha nje deshmitar ndersa me pas ai pohoi se nje nga personat u shkeput dhe u largua drejt nje autoveture nga ku doli me nje arme.
Te shtenat me arme
Personi i shkeputur nga grupi i cili ka dale me arme nga nje automjet fuoristrade me targa te huaja eshte afruar prane lokalit me automatik ne dore. Sipas burimeve te policise ai eshte drejtuar perballe lokalit dhe me gryken e automatikut ne ajer ne menyre diagonale me klubin e nates. Ne kete drejtim sipas burimeve te policise personi ka shkarkuar nje kreher automatiku. Thuajse te gjithe njerezit qe ndodheshin ne lokal kane harruar se ndodheshin ne nje lokal nate dhe kishin ardhur aty per tu defryer ne nje mbremje fundjave. Ne menyre instiktive te gjithe personat jane shtrire ne dyshemene e lokalit nga frika e se te shtenat mund te ishin drejt lokalit dhe jo ne ajer. Me pas personi sipas deshmitareve eshte larguar me shpejtesi nga vendi ku po qellonte me arme duke u drejtuar per nga automjeti fuoristrade i cili qendronte i parkuar ne kryqezimin e rruges Ismail Qemali me ate Vaso Pasha ndersa eshte larguar me shpejtesi. Menjehere pas ngjarjes thuajse te gjithe personat qe ndodheshin ne lokal per shkak te panikut te krijuar jane larguar duke falenderuar Zotin qe ishin ende gjalle.