E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkuri Ja pasojat e shtatzenive te paplanifikuara

Shtatzeni te paplanifikuara situate e rende psikologjike dhe ekonomike semundje te renda infektive madje edhe vdekje per shkak te abortit. Keto jane disa nga pasojat qe sjell neglizhenca ndaj perdorimit te kontraceptiveve. Ne intervisten per Shekullin specialistja e Shendetit Riprodhues Instituti i Shendetit Publik Lumturi Merkuri shpjegon pasojat qe sjell neglizhenca ndaj kontraceptiveve.

Gjithashtu ajo shpjegon praktikat ndaj metodave kontraceptive si edhe faktin qe kontraceptivet mund te merren falas ne qendrat shendetesore.

fare jane kontraceptivet

Kontraceptivet jane metoda qe te mbrojne nga nje shtatzeni e padeshiruar. Quhen edhe metoda te planifikimit familjar. Do doja ketu te sqaroja termin kontraceptiv me prezervativ te cilet shpesh ngaterrohen dhe identifikohen me njeri tjetrin. Kontraceptivet jane teresia e metodave qe perdoren per te shmangur nje shtatzeni te padeshiruar ndersa prezervativi eshte vetem nje nga llojet e kontraceptiveve. Kontraceptivet perfshijne nje sere metodash ku hyn dhe prezervativi si pilulat nga goja DIU apo tubisterileje injeksionet prezervativi lidhja e tubave dhe sterilizimi mashkullor.

Kur kane filluar Sherbimet e planifikimit familjar ne Shqiperi
Sherbimet e planifikimit familjar ne Shqiperi jane miratuar me vendim te KM ne 27 Maj 1992 dhe jane shtrire ne 36 rrethet e vendit. Ky sherbim ofrohet falas ne sherbimet shendetesore publike nga nje personel i trajnuar dhe sipas rekomandimeve te Organizates Boterore te Shendetesise.Qendrat e Planifikimit Familjar prane qendrave shendetesore ne fshat dhe qytet jane te furnizuara me disa lloje kontraceptivesh modern te cilet ofrohen falas kane personel te trajnuar per ofrimin e metodave moderne kontraceptive si dhe dhenien e informacionit e keshillimit mbi planifikimin familjar. Cilesia e kontraceptiveve qe i ofrohen popullates eshte e kontrolluar.

Cilat jane perfitimet nga planifikimi familjar perdorimi i metodave kontraceptive

Planifikimi familjar eshte nje nevoje per te gjithe qe ndihmon ne permiresimin e shendetit dhe cilesise se jetes te gjithe popullates. Nese i referohemi te dhenave aktuale shkencore planifikimi familjar ndihmon te gjithe Planifikimi familjar ndihmon grate-ne mbare boten miliona gra thone se deshirojne ta shtyjne ose ta shmangin shtatzenine por nuk perdorin metoda kontraceptive. Pasoja jane mijera shtatzeni te padeshiruara semundje dhe vdekje nenash. do vit vdesin mijera gra gjate shtatzenise lindjes apo abortit te kryer keq. Nje ne tre vdekje ne gra te lidhura me shtatzenine dhe lindjen mund te shmangen nese gruaja perdor kontraceptive. Nese familjet perdorin planifikimin familjar femijet nuk do te braktiseshin te liheshin pas dore te privoheshin nga ushqimi veshja shkollimi dhe kujdesi prinderor.

A kane efekte anesore kontraceptivet

shte e vertete qe tek disa gra kontraceptivet mund te japin shqetesime te cilat ndryshojne nga nje grua tek tjetra. Shqetesimet me te zakonshme jane marrje mendsh te vjella tensionim te gjinjve te cilat pergjithesisht kalojne mbas 2-3 muajve te pare te perdorimit. Nese dikush qe fillon perdorimin e kontraceptiveve ka shqetesime nga perdorimi i kontraceptivit qe ka zgjedhur duhet te shkoje tek mjeku per te zgjedhur nje metode tjeter apo per te vendosur se bashku se cfare duhet te beje. Por disa prej metodave kontraceptive madje kane efekte pozitive per gruan. Keshtu pilulat ulin rrezikun per disa lloje kanceresh femerore. Ato lehtesojne dhimbjet menstruale dhe pakesojne humbjen e gjakut menstrual e anemine. Pilulat mund te pakesojne aknet pucrrat. Prezervativi te mbron nga infeksionet seksualisht te transmetueshme perfshi HIV/AIDS. Tek shume gra ulin stresin e shkaktuar nga frika e ngeljes shtatzene sepse ato e dine qe nuk ngelen shtatzene nderkohe qe perdorin pilula.


Cila eshte metoda me e mire per tu perdorur

Kjo varet nga vecorite dhe preferencat e secilit. Metoda te ndryshme kane perparesite dhe mangesite e tyre. Duhet zgjidhur ajo metode qe eshte me e pershtatshme per secilen. Per ta bere kete duhet qe ne fillim kur vendos per te perdorur nje metode kontraceptive te shkohet tek mjeku per te vendosur se bashku mbi metoden qe do te perdoret qe eshte me e pershtatshme dhe qe personi mund te ndihet rehat me te. Prezervativi eshte metoda qe siguron mbrojtje te dyfishte si nga shtatzenia e padeshiruar ashtu dhe nga infeksionet seksualisht te transmetueshme. Te gjitha metodat e tjera te mbrojne vetem nga shtatzenia.

Ku mund te gjenden metodat kontraceptive

Sot ne Shqiperi metodat kontraceptive ofrohen falas ne sherbimet shendetesore publike si ne qendrat shendetesore ne keshillimoret e nenes dhe femijes ne qendrat e planifikimit familjar ne maternitetet e rretheve. Kontraceptivet qe ofrohen falas jane prezervativi pilulat nga goja DIU apo tubi sterileje injeksionet lidhja e tubave dhe sterilizimi mashkullor. Lidhja e tubave sterilizimi mashkullor dhe vendosja e DIU ne miter realizohet vetem ne maternitete dhe kryhet nga mjeke specialiste obsteter-gjinekolog. Por kontraceptivet mund te blihen edhe ne farmaci. Ne kete rast duhet keshilluar paraprakisht me mjekun ose me nje personel tjeter shendetesor te trajnuar.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›