E Diel, 1 Nëntor 2026

Terrori komunist dokumentet qe botohen per here te pare

Te tjera rreth shkrimit FOTO Enver Hoxha Aprovoj ekzekutimin Nje leter e shkurter koncize e me permbajtje makabre njekohesisht me shkrimin e Enver Hoxhes dhe nenshkrimin e tij ne fund te saj deshmon se si ka miratuar diktatori ne 12 mars te 1945 pushkatimin e 9 intelektualeve. Hoxha rendit emrat e te nenteve dhe ne fund kerkon ta njoftojne per daten e ekzekutimit te tyre. Ky eshte nje dokument i rralle nga te paktat deshmi arkivore e te dokumentuara qe vertetojne urdhrat e drejtperdrejta te diktatorit per ekzekutime masive dhe ne rruge zyrtare.
Dokumenti qe botohet per here te pare nga Shqiptarja.com eshte marre ne Muzeun Historik kombetar mes dhjetera dokumentesh fotografish e deshmish qe do te ekspozohen per here te pare me hapjen e Pavijonit te Terrorit Komunist vetem pas pak ditesh. Punonjesit e muzeut I gjeme ne pune e siper ndersa shkepusim per pak caste studiuesin Enver Kushi i cili na tregon hap pas hapi gjithe deshmite surprize te ketij pavijoni.

Me ne fudn po ngrihet ne kembe ky pavion i shumeperfolur me nje koncept krejt te ri dhe materiale ekskluzivehellipapo jo
Eumlshte e vertete ne kete ambient ku ne po punojme sot ka qene nje pavijon i ndertuar qe ne vitin 1996. Para dy vitesh ky pavijon u mendua qe te zhvendosej ne katin e trete. Me ardhjen ne krye te Muzeut Historik te prof. dr. Luan Malltezit u shpejtuan procedurat per ta rindertuar sa me shpejt kete pavijon. Kjo per shume arsye e para ai e kuptoi qe ky pavijon ishte shume i kerkuar nga vizitori vendas dhe nga ai i huaj. Te huajt jane shume te interesuar per periudhen mes viteve 1945-1990. Ngjarjet fenomenet gjendja e vendit drama terrori krimet vrasjet etj. Ai krijoi nje grup pune me muzeologe pjese e te cilit ishte edhe vete Malltezi. Pjese e grupit ishte edhe drejtori i Arkivit te Ministrise se Brendshme Kastriot Dervishi te cilin e falenderojme se tepermi sepse ishte nje burim shume i rendesishem per dokumente dhe fotografi. Gjithashtu dua te falenderoj edhe z. Agim Musta nga ish te perndjekurit politike autor i disa librave shume serioze. Krijuam dosjet perkatese pra u be konceptimi i pergjithshem dhe u mendua te filloje me vitin 1945 kohe kur u formuan organet e diktatures komuniste.

Nje nga keto ishte ministria e brendshme nga arkivat e se ciles kane dale shume nga keto dokumente. Mund te na tregoni si jane renditur dhe cilat paraqesin me shume interes
Sic dihet diktatura komuniste per rreth 50 vjet e ka pasur Ministrine e Brendshme armen e vet vrastare. Ne nje nga keto stenda qe po shohim ku duken rrenjet e asaj qe me vone u quajt Ministria e Brendshme ketu ka dokumente qe dalin per here te pare ne publik si filloi veprimtarine kjo ministri me informacionet e kohes me krimet e vrasjet dhe me gjyqet e famshme. Ketu kemi nje dokument qe publikohet sot per here te pare. Ky dokument i marre nga Ministria e Brendshme ben fjale se si organet e diktatures ndiqnin kemba-kembes personalitete te medha te vendit si dhe te huaj. Konkretisht edhe Harri Fullzin e ndiqnin ku shkonte kur dilte nga zyra e tij ku pinte kafen me ke takohej. Ketu kemi nje komunikate te Drejtorise se mbrojtjes se popullit e vitit 1946 ku jepen te dhenat mbi internimet burgosjet gjate viteve 1945 dhe 1946.
Eumlshte folur shpesh per rezistencen antikomuniste si dhe per opoziten shqiptare. Por pak e dine qe ne Shqiperi qe me 1945 me vendosjen e sistemit komunist pati nje reaksion u kundershtua ky vendim. Kundershtimi me i madh mberriti nga veriu i vendit i cili rezulton te jete edhe me i godituri. Kete e them me bindje i bazuar mbi dokumentacion. Ne kete stende kemi te vendosur portretin e Prenk Calit. Ai ishte nje nga ata patriote qe kishte nje te kaluar memedhetare. Ishte nje nga mbrojtesit e Vermoshit dhe fale tij Vermoshi sot eshte ne harten e Shqiperise. Me pas ketu kemi te paraqitur nje nga kryengritjet qe mund te quhet si nje nga me te medhate e kohes kryengritja e Postribes...

Po ky dokumenti ketu per cfare flet Eumlshte me shkrimin e Enver Hoxhes apo jo
Po ky eshte nje dokument shume i rendesishem te cilin jemi perpjekur ta zmadhojme. Eumlshte me firmen e Enver Hoxhes. Perkon me clirimin e Tirana me 17 nentor 1944 kur forcat partizane hyjne ne kryeqytet. Eumlshte nje telegram urgjent ku Enver Hoxha i drejtohet Dali Ndreut Te organizohen burgjet dhe fushat e perqendrimit te burgosen te gjithe ata elemente te akuzuar me faje te medha me tradhti te madhe dhe bashkepunim te rrepte me okupatorin. Ky dokument publikohet per here te pare.

Vend te rendesishem se zene edhe proceset e para gjyqesore...Keto jane foto nga gjyqet...
Po jane tre procese te medha gjyqesore me 1 mars 1945 ne Kinema Kosova i quajtur Gjyqi special i dyti me 1-12 shkurt 1946 gjyq i cili denoi me vdekje ish-regjentin Pater Anton Harapin Lef Nosin dhe Maliq Bushatin dhe gjyqi tjeter eshte me 17 qershor 1946 ndaj anetareve te grupimit Bashkimi shqiptar.
Eumlshte material interesant dhe nuk ka qene i trajtuar ne pavijonin e pare. Ne kete atmosfere eshte edhe ky dokument qe tregon se ne vitin 1946 Kuvendi popullor i kohes ka miratuar ligjin Mbi formimin e partive politike shoqatave kulturore profesionale dhe Mbi mbledhjet politike. Pikerisht pas daljes se ketij ligji u formuan disa organizata. Por menjehere ato parti politike te formuara dhe organizatat u goditen rende nga sistemi komunist. Po permend grupin socialdemokrat. Ne krye te ketij grupimi ishte nje nga grate me te kulturuara te kohes. Shkrimtare eseiste kritike arti e cila u kap dhe u arrestua bashke me shoket e vet u denua me burg. Me pas u internua deri ne veri te vendit. Kjo ishte Musine Kokalari bashke me Suat Asllanin Musa Dizdarin etj. Ketu eshet paraqitur edhe vendimi per ta. Pak me tutje kemi Procesi gjyqesor ndaj organizates Bashkimi shqiptar me 1946. Nje organizate tjeter ishte Bashkimi demokrat formuar me 6 nentor 1946 me drejtues Sami Qeribashin Shaban Ballen Profi Cokon dhe Tut Manikun. Ata u denuan ne menyrat me ekstreme. Pra ne Shqiperi ka pasur nje opozite jo te pakte nje opozite qe vazhdoi gjate 50 viteve.

Jo thoni opozite. A kemi ektu ndonej dokument ku ata e shfaqin hapur mospajtimin tyre me rrugen ku e futi Shqiperine Enver Hoxha
Do u tregoj nje dokument shume te rendesishem i cili publikohet per here te pare. Eumlshte nje ze nga me te fuqishmit nje leter drejtuar Enver Hoxhes nga Edip Tershana. Letra mban daten 22 nentor 1947 dhe publikohet per here te pare. Po ta lexosh me kujdes konkludon se eshte ndoshta nga letrat me te forta me kurajoze qe nje personalitet kundershton regjimin komunist. Ai shkruan Enver ideali kombetar me ka ba qe jam kundra levizjes nacional-clirimtare. Une isha ne Diber krijuesi i saj. Levizja nacional-clirimtare eshte nje tradhti ndaj atdheut jo vetem qe hoqi dore nga Kosova e Dibra por sot nga Pushteti Popullor Shqiperia eshte nen roberine e Belgradit politikisht dhe ekonomikisht. Sot organizatoret sllave jane ata qe drejtojne punet shtetnore dhe para shtetnore. Kjo eshte tradhti. Sot politika e jashtme e juej sllave ka shkaktuar qe te gjithe te jene kunder nesh. Humbem shume miq. Kjo eshte tradhti. Ne nje stende tjeter kemi vendosur nje moment nga te shkrimet e Tershanes ku ai thote qe Jam kunder thenieve qe jemi bijte e Stalinit sepse e ulin shume poshte rinine aq poshte sa qe ku e permend Stalinin te gjithe ngrihen ne kembe.

Folem per gjyqet dhe te denuarit Po persekutoret ku jane
A ka rast me te paster se Nevzat Haznedari Ja tek eshte prokurori Haznedari nje nga ekzekutoret me te pergjakshem qe ka vrare dhjetera e qindra vete. I shkrire mbi foton e tij eshte edhe akti per pushkatimin e nje pjese te anetareve te organizates Bashkimi demokrat me nenshkrimin e Haznedarit. Dokumenti tregon se cilat kane qene fjalet e fundit te te pushkatuarve. Per shembull Sami Qeribashi ka thene Me ne fund tu plotesua deshira o prokuror Edhe ti nje dite do ta paguash si une...

Nje pjese e mire e ketyre te denuarve u kalben burgjeve te komunizmit... Si eshte ilustruar jeta e qelive Kemi dokumente

Ka mjaft dokumente dhe deshmi por do te me pelqente te vecoja kete grafike e cila po ashtu publikohet per here te pare. Eumlshte marre nga Arkivi i Ministrise se Brendshme. Autori i saj eshte Aristidh Qendro i burgosur. Vini re elementet. Jep nje pamje i torturuar gjysme i vdekur. Me tutje eshte profili i tij autoportret. Duket edhe nje dritare. Prej saj shihet nje dallendyshe nje metafore e goditur pasi dallendyshja sjell lajme gezimin e jetes me pas duket nje zog i cili fluturon i lire ndryshe nga vendi ku gjendet i burgosuri. Ka elemente nga gjelberimi eshte nje peme dhe ca lule. Nga dritarja e qelise vjen shume drite e cila te mbush me shprese per jeten te tregon se jeta ekziston dhe duhen forca per te perballuar ate gjendje te mjerueshme. Jeta vazhdon. Kjo grafike eshte bere ne burg. Ka shenimin Tirane burg 24.4.1945.

Pse u denuan dhe u vrane kaq shume intelektuale
Sepse ata ishin te paret qe nuk u pajtuan me rrugen ku po hynte Shqiperia. Ketu kemi nje trakt i leshuar nga Organizata e veprimit Shqipnija. Permbajtja e tij eshte shume interesante sepse i drejtohet djalerise shqiptare e cila eshte mashtruar dhe genjyer. Trakti paralajmeron per katastrofen qe do i vije Shqiperise dhe djalerise shqiptare.
Ajo qe ka ndodhur ne Shqiperi mbase nuk ka ngjare ne asnje vend tjeter te botes. Jane vrare qindra intelektuale kapacitete te kultures shqiptare njerez te shkolluar ne kryeqytetet me te medha te Evropes Paris Vjene Berlin Rome Athine. Ishin njerezit me te kulturuar te kohes. Ne kete stende paraqiten ish-ministra ish-oficere te larte juriste krijues te gjithe keta te pushkatuar. Ne keto stenda kemi paraqitur intelektuale te burgosur ku mes te tjereve shoh mikun tim ish-profesorin Ramadan Sokoli i cili beri jo pak vite burg. Po keshtu edhe dy vellezer te tij edhe motra e tij. Flas per prof. Sokolin sepse kur ishte gjalle me ka treguar nje fakt shume te hidhur e te dhimbshem per nje nga miqte e tij te quajtur Qemal Dracini i cili mbaroi studimet ne Itali nje nga eseistet me te medhej do te thosha une poet kritik pedagog. Si duket prof. Sokoli ka qene ngjitur me qeline e tij ne kohen kur ka vdekur Qemal Dracini ne moshen 28 vjecare. Prof. Ramadan Sokoli me ka treguar qe degjonte britmat e tij te deshperuara nga dhimbjet e rrahjeve dhe torturave te vazhdueshme qe i benin. Ketu kemi te paraqitur dom Ndoc Nikajn i burgosur nje nga romancieret e pare shqiptare Ethem Haxhiademin nje nga tragjedianet shqiptare nga te vetmit qe levroi kete gjini ne letrat shqipe ish kryetar i bashkise se Elbasanit etj.

Dhe ne fund flasim pak edhe per vrasjet ne kufi nje nga kapitujt me te dhimbshem te kesaj kohe...
Po ne pavijonin qe po ndertojme tani kjo ceshtje ze nje vend me te plote dhe trajtohet me mire. Ne fillim te viteve 90 doli nje ligj i Kuvendit Popullor ku kalimi i atdheut nuk quhej me tradhti ndaj atdheut. Ata qe tentonin mund te denoheshin vetem me burgim por jo me vrasje. Pas vendosjes se ketij ligji dhjetera te rinj vershuan drejt kufirit. Edhe nese i kapnin te pakten menduan se nuk do te vriteshin gjithnje sipas ligjit te miratuar. Por perkundrazi. U vrane dhjetera te rinj nga 18 20 25 dhe 30-vjecare. Ketu kemi te paraqitura dokumente te kohes te cilat publikohen per here te pare. Ato jane ne forme kronikash si p.sh. Date 14. 6. 1990 Ne posten kufitare te hanit te Hotit nga kontrolli i kryer ne pengesen e klonit u konstatua nje grup me nje granate dore luftarake. U njoftua posta kufitare. Qelloi ne ajer per te ndaluar por nuk ndaluan. Atehere qelloi dhe vrau Pellumb Pellumbin nga Shkodra.... etj. Ketu kemi te ekspozuara foto teper te renda makabre. Kemi nje fotografi te nje djaloshi nga Korca Sokol Lika i vrare ne moshen 18 vjecare. Nga fotot duket qe plumbin e ka marre prapa kokes dhe eshte i mbuluar me gjak i vrare ne maj 1990.
Jane deshmi qe besoj do te plotesojne me se mire harten e makabriteteve qe kane ndodhur ne 50 vite diktature dhe vizitoret e ketij pavijoni do te gjejne tashme nje panorame te pasur te kesaj te vertete te dhimbshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›