Terrorizoi Sukthin me granatë, agresori i shpëton policisë
DURRES-Nje ngjarje e rende tronditi oret e vona te se henes banoret e Sukthit të Durrësit. Burime konfidenciale konfirmuan per TVNews24 se një person që dyshohet si autor i nje grabitje dhe plagosjeje me armë kërcënoi policinë me granatë në duar derisa mundi te caje rrethimin dhe te largohet ne drejtim te paditur.
Ngjarja ndodhi rreth ores 22:20 minuta në qender te Sukthit, zone e populluar me dyqane dhe bar kafe, kur një person ende i paidentifikuar kërcënoi policinë se do të shperthente granatën në rast ndërhyrjeje nga forcat speciale. Pas minutave te tera te kercenimit me granate ne duar, agresori mundi te arratiset dhe te shpallet ne kerkim nga policia.
Zanafilla e ngjarjes se oreve te vona kishte si pikenisje nje tjeter ngjarje te rende. Personi qe kercenoi policine me granate ne duar dyshohet se pak orë më parë te dites se hene ka grabitur nje pike te "Western Union" ne Sukth. Me pas shtetasi ka qelluar me arme te tipit automatik jashte godines, ku si pasoje ka mbetur i plagosur një drejtues taksie qe ndodhej me automjetin e parkuar aty prane. Menjehere autori u largua nga vendi i ngjarjes, ndersa Mehmet Meta, taksisti i plagosur ne kembe u dergua nga persona te rastit ne spitalin e Durresit ku dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia e sinjalizuar për ngjarjen identifikoi autorin dhe u vu në ndjekje të tij. Pasi e lokalizoi në zonën e Sukthit, personi i dyshuar se grabiti me armë taksistin, nxorri një granatë dhe kërcënoi se do e hedhe atë në drejtim të policisë.
Në vendgjarje ndërkohë mberriten dhe forca speciale të policisë së Tiranës. Edhe pse forcat speciale te perforcuara u perpoqen ta bindin te dorezohet, shtetasi pasi kercenoi minuta radhazi policine me granate ne duar, mundi te arratiset duke perfituar dhe nga erresira. Policia eshte vene ne kerkim te agresorit qe mbajti ne ankth minuta te tera .
Nderkohe nga verifikimet qe u bene me pas, u deshmua se autori nuk ka mundur te grabise parate ne piken e "Western Union" pasi ehste pikasur ne kohe nga sherbimi i sigurise se atjeshem.
(d.b/BalkanWeb)