E Martë, 3 Nëntor 2026

Tesla anuloi porosinë për 4 mijë byrekë, Elon Musk kompenson furrën

Një furrë buke në Kaliforni, e cila pretendonte se Tesla nuk kishte paguar për një porosi me vlerë mijëra dollarë, tha se fatura e papaguar ishte shlyer nga miliarderi Elon Musk.

Tesla e Musk kishte anuluar një porosi për 4 mijë byreqe nga Giving Pies, një furrë buke në San Jose, Kaliforninë qendrore. Pronari e publikoi incidentin në X (dikur Twitter) duke nxitur shumë reagime. Pas kësaj, furra konfirmoi se Musk kishte reaguar duke paguar 2 mijë dollarë.

Ai madje kishte kërkuar të bënte një porosi tjetër, por furra e refuzoi për shkak të numrit të lartë të porosive që kishte marrë pasi ngjarja u bë publike./ cnn.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›