E Diel, 1 Nëntor 2026

Testohen 52 hibride misri në Shkodër, Salla: Rrisim cilësinë e prodhimit

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Shkodër po teston 52 hibride misri në bazën e saj eksperimentale, në kuadër të punës kërkimore për identifikimin e varieteteve më të përshtatshme për kushtet e zonës.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u shpreh sot se nisma synon t’u ofrojë fermerëve alternativa që mund të kontribuojnë në rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Salla vlerësoi rëndësinë e punës kërkimore dhe transferimit të teknologjive të reja te fermerët.

“Përmes testimit të hibrideve, teknologjive të reja dhe praktikave moderne të kultivimit, u japim fermerëve më shumë informacion për të zgjedhur alternativat më të përshtatshme, për të rritur rendimentin, cilësinë dhe konkurrueshmërinë e prodhimit Made in Albania”, tha Salla.

Këto praktika synojnë të rrisin rendimentin, cilësinë dhe konkurrueshmërinë e prodhimit vendas, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit bujqësor.


/m.m/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›