E Diel, 1 Nëntor 2026

Testohet në Lundër pajisja për identifikimin elektronik në zgjedhjet e 14 Majit, Celibashi: Do na japë pjesëmarrjen në kohë reale

Testohet në Lundër pajisja për identifikimin elektronik në

Është testuar ditën e sotme pajisja për identifikimin elektronik që do të aplikohet në zgjedhjet e 14 Majit në Lundër.

Kryekomisionieri Ilirjna Celibashi në një deklaratë për mediat tha se gjë e shtuar në sistem është transmetimi në mënyrë periodike mbi pjesëmarrjen në ditën e zgjedhjeve.

Më tej Celibashi tha se nëse votuesi nuk lë shenjën e gishtit atëhere ai dueht të firmosë kuponin e lënë nga pajisja.

“Gjë e shtuar në sistem është transmetimi në mënyrë periodike mbi pjesëmarrjen në ditën e zgjedhjeve. Do të kemi të dhëna reale të numrit të votuesëve në ditën e zgjedhjeve. Nuk do e bazojmë përqindjen në sondazhe por në fakte konkrete”, tha Celibashi.

Në zgjedhjet e 2021, kur një operator vendosi gishtin për një zgjedhës, do të pranohet kjo metodë këto zgjedhje?

“Nëse ka një gjë që e kanë kuptuar është që nuk duhet të vendosin gishtin e tyre. Nëse për një arsye dështon, ka një protokoll të caktuar për të evidentuar rastin. Ndoshta vlen ta them, ku do të jetë rasti që votuesi nuk lë shenjën e gishtit, duhet të firmosi kuponin e lënë nga pajisja”, shtoi ai.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›