Tjetër MASAKËR në Serbi, 21-vjeçari vret me automatik 8 persona dhe plagos 13 të tjerë, 600 policë në kërkim të autorit
Një tjetër masakër është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Serbi. Mësohet se një 21-vjeçar ka hapur zjarr ndaj banorëve të një fshati në Serbi, Dubonë, duke lënë të vdekur tetë persona si dhe duke plagosur 13 të tjerë. 21-vjeçari i identifikuar si Uros.B teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij “Mercedes, ka qëlluar me automatik drejt banesave të banorëve duke vrarë 8 persona dhe plagosur 13 të tjerë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 23:00 të mbrëmjes dhe ka ardhur pas një debati që i riu ka pasur me një oficer policie në Dubonë. Pas debatit ai ishte larguar drejt shtëpisë ku dhe ishte kthyer me një atuomatik.Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Sipas vendasve, Urosi ka vrarë edhe të afërmit e tij dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.
21-vjeçari, autori i masakres
Pas ngjarjes 21-vjeçari është larguar ndërkohë të gjitha njësitë speciale të MPB-së janë në terren - SAJ, Xhandarmëria, Njësia e Helikopterëve, Intreventna, dronët e imazherisë termike, më shumë se 600 pjesëtarë të MPB-së po marrin pjesë në kërkimin e sulmuesit.
[gallery link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="697282,697283,697284,697285,697286,697287,697288"]
Kurir shkruan se dëshmitarët e masakrës thanë se Uros është djali i një oficeri të ushtrisë serbe që punon në Shtabin e Përgjithshëm në Beograd.
Sipas informacioneve jozyrtare nga spitali i Smederevës, aty janë transportuar 10 persona, katër prej të cilëve iu nënshtruan plagëve të marra. Tre persona i janë nënshtruar operacionit, dy janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është ende në operacion, raporton RTS.
View this post on Instagram
Kjo vjen një ditë pasi vendi ballkanik u trondit nga lajmet se një djalë 14-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në kryeqytetin Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur, së bashku me një roje sigurie.
Galeria fotografike (1/8)
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
