E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë arsye përse më pëlqen Shqipëria

ROBB PROVOST

Më pëlqen të jetoj e të punoj në Shqipëri. Vërtet më pëlqen. Ime shoqe dhe unë i kemi rritur fëmijët këtu. Kemi bindur edhe të huaj të tjerë të vijnë e të bëjnë të njëjtën gjë sikurse ne, e kështu të përjetojnë të njëjtën përvojë. Kohët e fundit, pas udhëtimit njëjavor në një vend të ish-Bllokut Lindor, kuptova se sa mirë e kemi këtu në Shqipëri dhe se cilat janë disa prej arsyeve që na kanë bërë të privilegjuar të jetojmë këtu. Ja tetë arsye që nuk po i radhis sipas ndonjë rregulli:
Liria e shprehjes
Vërtet, vallë, kemi nevojë për rreth tridhjetë gazeta ditore e pak a shumë po aq stacione televizive? Jo. Askush nuk ka mundësi ti lexojë apo ti shohë të gjitha, po njerëzit janë të lirë të shkruajnë e të thonë çtë duan. Jemi gjithashtu të lirë të mos na duhet të dëgjojmë atë me të cilin jemi të një mendjeje, cilido qoftë ky! Nëse një pikëpamje nuk i pëlqen askujt, ajo nuk e ka të gjatë, këtë do ta bëjë vetiu tregu i lirë.
Tashmë shqiptarët janë plotësisht të lirë të besojnë atë që duan për Perëndinë apo që të vazhdojnë të mohojnë se Ai ekziston. Ky është themeli i të gjitha kombeve të mëdha.
Që një popull të përparojë e të zhvillohet, është po ashtu e domosdoshme edhe ekonomia e fesë së tregut të lirë. Nga pikëpamja historike, e dimë se, sa herë që është refuzuar kjo liri, kombi shkërmoqet. A ka ndonjë që ende do prova? Krahasoni Korenë e Veriut me Korenë e Jugut. Nuk ka nevojë të thuhet më shumë.
(Shënim: Nëse je ndonjë prej atyre që u pëlqen të ankohen për të ashtuquajturat fe të reja këtu, do tju kërkoja të keni mirësinë të hidhni sytë e të kundroni shumëllojshmërinë. Ajo vetëm sa e bën shoqërinë më të pasur.)
Ekonomi e tregut të lirë që gëlon
Kushdo mund të shesë çfarë të dojë dhe e bën. Tregu këtu gëlon. Edhe tregu i punës është i gjallë. Burrat dhe gratë kanë mundësi tia shesin kohën, talentin dhe energjitë e tyre kujtdo që kërkon ti blejë. Ata mund të caktojnë se për çfarë çmimi do të donin të punonin. Askush nuk ju thotë çtë bëjnë dhe se sa vlen koha e tyre. Nëse nuk u pëlqen ajo që u ofrojnë për një punë, ata mund të thonë jo.
Kushdo mund të nisë një sipërmarrje, një shkollë, një restorant, një gazetë apo një kafene (në Tiranë, numrit të gazetave ditore mund tia kalojë vetëm ai i kafeneve!). Kushdo që ka një ide mund ta provojë!
Kjo do tju pëlqente shumë: konkurrenca po e bën tregun shqiptar të fuqishëm. I lutem çdo qeverie: larg duart prej tij! Lëre atë të zhvillohet!
Sivjet, Shqipëria u radhit e 70-ta në Indeksin e Lirisë Ekonomike (të Heritage Foundation) së bashku me Portugalinë dhe Poloninë dhe përpara Malit të Zi (76), Kroacisë (83), Italisë dhe Greqisë (përkatësisht 87 dhe 88). Kjo është radhitja më e ulët në vitet e fundit, po gjithsesi, është tregues pozitiv.
Shqipëria ka potencial të bëhet vend me ekonomi shumë të zhvilluar. Unë shpresoj shumë se kjo do të ndodhë.
(Shënim: Tarifat më të ulëta të importit si dhe TVSH-ja më e ulët do të ishin të mirëpritura dhe do të rritnin ndjeshëm të ardhurat e qeverisë. Ata që nuk janë Keynesta1 (ithtarë të Keynes-it) si dhe unë, që besoj në shkollën e mendimit ekonomik austriak, jemi të bindur se ekonomia shqiptare do të merrte vrull me më pak barrë fiskale. Unë jam [Steve] Forbesian2.)
Vend plot mundësi
Kjo është fryt i një tregu krejtësisht të lirë. Njerëzit janë të çliruar të ëndërrojnë dhe të krijojnë. Kjo është e mrekullueshme! Tani në Shqipëri ka mundësi më shumë se kurrë më parë e ndoshta më shumë se në çdo vend tjetër në Ballkan. (Doja të thosha më shumë se në ish-botën komuniste, por kam dëgjuar gjëra të mrekullueshme për tregun konkurrues në Sllovaki, Poloni dhe Hungari.)
Më kanë thënë dhe e kam vënë re edhe vetë se të nisësh një sipërmarrje në shumë vende europiane është sfidë tepër e madhe. Përtej gjetjes së kapitalit, procesi i regjistrimit të sipërmarrjes zgjat pa fund në shumë prej vendeve të vjetra europiane (alla-Donald Rumsfeld3). Edhe një herë, Heritage Foundation e radhit Italinë me numrin 87 në indeksin e saj të Lirisë Ekonomike, kryesisht për shkak të burokracisë qeveritare. Kjo, sigurisht, i takon periudhës përpara se të vinte kriza e fundit. Vitin që vjen, radhitja do të jetë vërtet interesante!
Njerëz të ngrohtë dhe mikpritës
Duke u kërkuar ndjesë miqve të mi nga vende të tjera europiane, më duhet të them se nuk ka vend më mikpritës në kontinent. Spanja vjen e dyta.
Në Shqipëri, gjithmonë gjendet pranë teje dikush që dëshiron tju ndihmojë. Ky është vend samaritanësh të mirë. Askush, sidomos një i huaj, nuk lihet pas dore apo pa përkujdesje. Shumë veta më kanë thënë se Shqipëria është vendi më i mirë në Europë ku mund të të ndodhë ndonjë telash në rrugë. Gjithmonë do tju ndihmojë dikush.
Pak kohë më parë u ndodha në një treg, në një vend rusishtfolës, emrin e të cilit nuk po e përmend. Jam shtangur kur një zonjë më shtyu tej që të merrte diçka nga rafti. Stha asnjë fjalë. Thjesht më shtyu anash. Kjo sdo të ndodhte kurrë këtu, të paktën pa të kërkuar ndjesë!
Nganjëherë, ndonjërit mund ti jetë dukur vetja si i padukshëm në dyqanin e bukës kur ca njerëz i dalin përpara për të blerë. Ndonëse tregohen të pasjellshëm, nuk është se këta janë armiqësorë, po thjesht e kanë me ngut. Ata kurrë nuk do të të shtynin mënjanë. Më se një herë kam parë shqiptarë në supermarket të fusin në radhë të tjerët përpara vetes.
Shpirt i gjallë optimist dhe sipërmarrës
Ka shumë që nuk do të ishin dakord me mua por janë nga ata që e shohin gotën gjysmë bosh. Numri i rritur së tepërmi i restoranteve, kafeneve, dyqaneve të shitjes me pakicë dhe sipërmarrjeve të vogla tregon se shpirti sipërmarrës këtu është i gjallë. Ka shumë që e marrin më sy tia nisin diçkaje. Kjo i jep jetë një ekonomie dhe një populli të tërë.
Pak kryeqytete europiane kanë jetë më të gjallë se Tirana. Është vend i shkëlqyer të jesh. Ka një çlirëti kudo në qytet, të cilën njeriu nuk e gjen në qytete të tjera të Europës. Ndërsa po zhvillohet një shtresë e veçuar snobësh, në përgjithësi këtu ka ende një shpirt shumë të pasur komuniteti. Njerëzit janë, gjithsesi, miqësorë me njëri-tjetrin. (Megjithatë, vërtet që i kujtojmë me mall vitet 90, kur njerëzit të bënin vizita të papritura në shtëpi. Tani kushdo telefonon dhe lë takim.)
Komuna e Parisit dhe rritja e një shtrese të mesme (dhe e një shtrese të lartë)
Ne banojmë te Komuna e Parisit. Për vite me radhë nuk na ka pas pëlqyer kjo zonë. Duke mos e ditur si shkonin gjërat (ende nuk e dimë), mendonim se në shumicën e rasteve aty ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme e prandaj nuk donim të shkonim atje, le pastaj të jetonim. Megjithatë, këtë vit, familja jonë u zhvendos këtu dhe po na pëlqen shumë. Kjo lagje e Tiranës përfaqëson më mirë se gjithë të tjerat shtresën e mesme të re në rritje. Komuna e Parisit është një mjedis i mrekullueshëm shqiptar, ku shkrihen së bashku shumë ide, kultura krahinore, zakone etj. Këtu ka njerëz nga të katër anët e Shqipërisë dhe shumica e tyre janë të etur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
(Jo për sipërmarrësit: Komuna do mund të shfrytëzonte më shumë restorante seç ka!)
Në Shqipëri po zhvillohet gjithashtu edhe një shtresë e lartë. Janë shumë që kanë ecur mjaft mirë me sipërmarrje të ligjshme. Jo kushdo që ka bërë para këtu, i ka bërë ato në mënyrë të paligjshme. Do të doja tu shprehja fjalë falënderimi burrave dhe grave kurajoze, të cilët kanë ngritur ndërmarrje të suksesshme, pa u dhënë para nën dorë zyrtarëve e pa mashtruar punonjësin e taksave. Ne kemi nevojë për më shumë të tillë si ju. Vazhdofshi të keni sukses! U shtoftë pasuria për ju që po u jepni vlera trojeve të këtij populli!
Më lejoni të shtoj diçka si paralajmërim për përqendrimin e pasurisë: në të ka një rrezik. Lakmia për para, siç thotë vargu (në shkrimet e shenjta), është rrënja e të gjitha të këqijave. Nuk është e keqe paraja në vetvete. Është lakmia për paranë që shka

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›