E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë artistë francez në Ferizaj

Ditët e kulturës “Ferizaj 2012”, u hapën të shtunën në mbrëmje me ekspozitën e artistëve francezë, duke u dhënë një karakter ndërkombëtar atyre.

Tetë autorë francezë Michel Poncerry, Marie-Claire De Stickere, Brigitte Roux, Jean Manuel Borras Sanchez, Marie-therese Thevont, Mireille Desgeorges, Virginie Bajulaz, Michelle Loison dhe bashkatdhetari Gani Bytyçi, anëtarë të asociacionit të galerisë së qytetit Ville-la- Grand, kishin sjellë punimet e tyre me kolorit dhe mesazhe të veçanta, për të nderuar këtë manifestim, i cili tradicionalisht mbahet në prag të Ditës së çlirimit të Ferizajt.

“Ndihem e nderuar që jam pjesëmarrëse e kësaj aventure artistike, këtij udhëtimi artistik, sepse arti nuk ka kufij, limite dhe ai është universal”, shprehej piktorja Michel Poncerry. “Ne ndihemi si në shtëpinë tonë dhe ne do të jemi ambasadorë të Kosovës nëpër botë për të treguar se çfarë mësuam dhe si e njohëm atë”, vazhdoi Poncerry.

Kjo ekspozitë ishte fryt i nismës së mërgimtarit ferizajas, autorit Gani Bytyçi, i cili që sa vite jeton dhe vepron në Francë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›