E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetor, 15% me shume studente

Fillimviti akademik 2010-2011 do te karakterizohet nga rritje e ndjeshme e numrit te studenteve ne krahasim me vitin aktual. Sipas planit te Integruar te Ministrise se Arsimit, ne te tre ciklet e studimit, do te pranohen 15 per qind me shume studente ne raport me vitin paraardhes. Ndersa nuk do te mungojne kurrikulat e reja, hapja e programeve te reja te studimit, por edhe akreditimi i te gjitha institucioneve te Arsimit te Larte.
Pranimet
Sikurse theksohet ne planin e MASH, do te zgjerohet sistemi i Arsimit te Larte nepermjet rritjes se kontigjentit te studenteve qe ndjekin arsimin e larte publik apo privat, me 2 per qind ose rreth 1.500 studente me shume se ne vitin 2009, nepermjet zgjerimit te mjediseve te IAL, duke rikonstruktuar ndertesat e vjetra dhe ngritjen e godinave te reja. Gjithashtu, zgjerimi i ketij sistemi pritet te realizohet edhe nepermjet shtimit te numrit te studenteve ne programet e studimit matematike, fizike, informatike, shkenca inxhinierike nga 13 per qind ne 15 per qind dhe rritjes se numrit me 60-70 pedagoge per keto dege. Ne total, Ministria e Arsimit dhe Shkences parashikon rritjen me 15 per qind te numrit te studenteve te pranuar ne te tri ciklet e studimit. Nderkaq, strategjia qe do te zbatohet synon permiresimin e infrastruktures baze te kerkimit, per te mbeshtetur formimin universitar ne te tri nivelet e tij (BSc, MSc, PhD), krijimin e ekselences shkencore ne fushat kerkimore me te rendesishme per vendin, formimin dhe terheqjen e njerezve te kualifikuar ne sistemin shqiptar te kerkimit shkencor.
Synimet
Objektivat e politikes se MASH per universitetet, kane te bejne kryesisht me permiresimin e cilesise se mesimdhenies ne sistemin e arsimit te larte. Kjo pritet te realizohet nepermjet hapjes se 30 kurrikulave te reja te ciklit te dyte dhe 15 programeve te studimit te ciklit te trete, sipas standardeve evropiane. Gjithashtu, ky synim do te realizohet edhe permes permiresimit te metodes se mesimdhenies dhe trajnimit te stafit akademik. Sa i perket ketij niveli studimesh per vitin 2010, pritet qe Institucionet e Arsimit te Larte, t'i plotesojne me mire nevojat e tyre akademike e kerkimore, nepermjet pjesemarrjes ne projekte kombetare dhe nderkombetare. Nje synim tjeter eshte permiresimi i skemes dhe efektiviteti i studenteve dhe i personelit akademik, por edhe rritja e cilesise se studimeve master dhe doktorature, si edhe krijimi i kushteve per shtrirjen e studimeve master ne ato shkolla te larta ku garantohen standardet akademike.
L.Ndoka

Akreditimi
Cilesia institucionale e programeve te studimit, do te sigurohet nepermjet ngritjes se grupeve te vleresimit te brendshem, akreditimit institucional te IAL dhe programeve perkatese te studimit ne ciklin e pare full-time, deri ne masen 70%, dhe 20 % te programeve me kohe te pjesshme.

Privatet
Ne planin e integruar te MASH, nje rendesi e vecante i kushtohet edhe arsimit privat. "Arsimi i larte privat do te zhvillohet dhe do te monitorohet, me perparesi cilesia e tij", thuhet ne kete dokument, ku theksohet nje bashkepunim mes dy sektoreve shteteror dhe privat.

Kerkimi shkencor
Ne plan synohet rritja dhe zgjerimi i kerkimit shkencor ne Shqiperi, integrimi me perparesi i kerkimit shkencor shqiptar ne Hapesiren Evropiane te Kerkimit, si dhe hartimi i nje kuadri ligjor e institucional per nje menaxhimin me cilesor te kerkimit shkencor.

Arsimi universitar ne vitin 2010:
3 struktura te reja te ngritura per trajnimin e mesuesve
55 kurrikula te reja dhe te ristrukturuara sipas procesit te Bolonjes
130 programe CEEPUS
10 institucione te arsimit te larte te vleresuara dhe akredituara
100 programe studimi te vleresuara dhe te akredituara
40 vleresime te grupeve te brendshme dhe te jashtme
10 eksperte evropiane ne akreditimin e IAL
5500 studente qe perfitojne bursa
35 anetare te Keshillave te Administrimit te IAL te trajnuar
14500 studente te akomoduar
19.000 mije m2 te rehabilituara ne godinat ekzistuese te IAL
25 studime dhe projektime per ndertimin dhe rikonstruktimin e godinave universitare 75 pajisje auditoresh dhe zyra departamentesh ne IAL
29 laboratore mesimore te krijuar
59 laboratore te informatikes te krijuar
3 universitete qe perfitojne makineri teknologjike per mesimdhenie
6 universitete me rrjet telematik universitar
27 Biblioteka te dixhitalizuara
Blerje e 5 mjeteve transporti
Synimet e MASH per kete vit:
100 Rritja e numrit te mesuesve me titullin "Master Profesional" e "Master Shkencor"
120 000 Numri i studenteve te regjistruar full-time dhe part-time ne 3 ciklet e studimit
75 Rritja e numrit te studenteve qe perfitojne nga fondi i ekselences
20 000 Rritja e numrit te studenteve qe perfitojne akomodim dhe burse
50 Laboratore universitare te plotesuar me pajisje laboratorike
38 mije m2 ambiente universitare te ndertuara dhe rikonstruktuara
30% e IAL perfshirje ne akreditimet e programeve te studimit dhe diplomave

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›