Rumania, Bullgaria dhe Greqia: Mbështesim Ballkanin për integrimin në BE
Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Baconschi, tha sot se Rumania, Bullgaria dhe Greqia kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, me të cilën shprehin mbështetjen e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Ne kemi miratuar një deklaratë, duke theksuar angazhimin tonë të përbashkët në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Baconschi, pas takimit me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Greqia. Të tre zyrtarët, të cilët u takuan dhjetë ditë para samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sarajevë, në fillim të qershorit i kanë dërguar një letër shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe komisionarit për Zgjerim, Stefan Fule. “Ne shprehëm interesimin e përbashkët për të ringjallur debatin për zgjerim me Ballkanin Perëndimor”, tha ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mladenov. Shqipëria dhe Bosnja janë dy shtetet që presin të diskutohen në Sarajevë rreth proceseve që këto vende kanë bërë për integrimin ne Bashkimin Evropian.