E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tetori Rozë, Koçiu: Kanceri i gjirit nuk njeh stinë, zbulimi i hershëm shpëton jetë

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli një mesazh sensibilizues në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, në kuadër të Tetorit Rozë.

“Kanceri i gjirit nuk njeh sezon. Ai mund të të prekë kurdo, në çdo stinë të vitit. Ndaj, mos prit sa të vijë tetori i ardhshëm,” theksoi Koçiu, duke inkurajuar gratë të konsultohen me mjekët e familjes dhe të kryejnë kontrolle të gjirit, si eko apo mamografi, të paktën një herë në vit.

Ajo nënvizoi se zbulimi i hershëm është thelbësor për të shpëtuar jetë. “Vizitohu sot dhe jeto e shëndetshme për familjen tënde,” përfundoi mesazhin e saj ministrja.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›