E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetori i përgjakur, 26 viktima e 32 të plagosur në dy javë

—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë- Bilanci i viktimave në gjithë vendin tonë 2 javët e fundit tregon shifra alarmante. 26 persona kanë vdekur dhe 32 janë plagosur. Shkaqet janë të ndryshme, por mbizotërojnë aksidentet rrugore si dhe format e ndryshme të krimit.

Në 16 ditë, janë shënuar pesëmbëdhjetë aksidente që kanë shkaktuar vdekjen e 10 personave si dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Rrugët e qyteteve që kanë marrë jetë njerëzish janë nga jugu në veri të vendit nisin nga Korça, Pogradeci, Shkodra, Elbasani, Peqini, Mati, Lushnje, Berati, Kukësi, e Tirana.

Dita më e keqe ka qenë e shtuna e 27 tetorit, ku gjatë 24 orëve kanë ndodhur 6 aksidente të provokuara edhe nga moti i keq dhe lagështia e rrugëve, në të cilat humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 18 të tjerë. Sa i takon kriminalitetit si shkaktarin e humbjes së jetëve të njerëzve, ai njeh një dimension shumë të gjerë.

Krimi brenda familjes ka shkaktuar këto 2 javë viktimë një grua nga qyteti i Durrësit e cila u vra me çekiç në kokë nga bashkëshorti në sy të fëmijëve. Ndërsa janë plagosur tre femra të tjera si pasojë e dhunës të ushtruar nga bashkëshortët.

Nuk kanë qenë të pakta numri i njoftimeve nga uniformat blu për personat që i kanë dhën fund jetës së tyre duke ndërmarrë aktin e vetëflijimit, rëndom per shkak të kushteve depresive.

Më 15 tetor, u gjet në banesën e  tij në Tiranë, babai i njërit prej ish-efektivave të policisë së vrarë nga Dritan Dajti, Saimir Duçkollarit. Një tjetër ngjarje tronditëse ishte njoftimi se një fëmijë 9 vjeç u vetëvar në oborrin e shtëpisë së tij në Bulqizë, duke u përpjekur të imitojë skenën e një filmi.

Gjatë gjithë pasqyrës së ngjarjeve këto ditë që lamë pas vihet re se numrin më të madh të viktimave e shkaktojnë aksidentet rrugore, më pas vijnë rastet e akteve të vetëvrasjes në kushtet e depresionit si edhe krimi brenda familjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›