Alkool qe 11 vjec, kerkohet ndryshimi i ligjit Sonila Isaku
Shifra gjithmone dhe ne rritje raportojne specialistet e shendetit publik ne lidhje me perdorimin e alkoolit, por ajo qe mbetet problematike sot eshte perdorimi i tij, edhe nga moshat femijerore. Eksperiencen e pare me pijet alkoolike te rinjte shqiptare po e provojne ne moshe gjithmone e me te hershme. Edhe pse nuk ka studime te mirefillta specialistet e shendetesise deklarojne se ne moshen 11 vjecare djemte provojne goten e pare me pije alkoolike. "Te pakten 1/3 e nxenesve te shkollave te mesme, sidomos ne grupmoshen 17-19 vjec rezultojne se kane konsumuar te pakten nje pije alkoolike ditet e fundit. Pirja e alkoolit ne moshat 11-12 vjec eshte prezente, ka vleresime te ndryshme me shume ne zonat urbane, me shume djem se vajza", tha Gazmend Bejtja, Drejtor i Shendetit Publik, MSH. Nisur nga shtrirja qe po merr fenomeni i alkoolpirjes, Komisioni i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise ka diskutuar ne lidhje me zbatimin e ligjit te alkoolit ne 5 vitet e funksionimit te tij. Drejtues se Ministrise se Shendetesise thane se gjate ndryshimeve te ligjit do te shihet me prioritet, ulja e numrit te konsumatoreve te mitur qe pine alkool duke u vendosur orare neper bare ne lidhje me tregtimin e tij. Por masa te tjera ishin edhe ato te moslejimit te alkoolit ne oret e vona edhe per te rriturit. "Aktualisht ligji po funksionon por ka nevoje per ndryshime. Nga 1600 inspektime, jane vendosur edhe gjoba. Nga ana tjeter rezulton se ne 90 per qind te bareve kane vendosur logon "Ndalohet alkooli" nen 18 vjec" ka pohuar Drejtori i Politikave ne MSH, Pellumb Pipero. Nga ana tjeter, specialistet e shendetesise kane kerkuar edhe ndryshimin ne disa nene te vecanta te ligjit te alkoolit gje e cila eshte mirepritur nga te gjithe anetaret e komisionit. "Te ndryshohet ligji. Ka ardhur koha te nderhyhet ashtu sic kufizohet mosha e perdorimit, te nderhyhet edhe ne kufizimin e orareve per tregtimin e alkoolit" ka pohuar Koordinatori i Alkoolit dhe Duhanit, Roland Shuperka. Kjo nisme eshte mbeshtetur edhe nga deputetet e Partise Socialiste te cilet kane votuar pro ndryshimeve ne ligj. "Konsumi i alkoolit po shtohet gjate dites, traumat, aksidentet qe lidhen me alkoolin po shtohen, humbjet familjare, pasojat tragjike ne familje, dhuna ne familje po shtohet fale konsumit te alkoolit. Eshte e vertete qe ju insistoni per moshen e re qe te frenojme konsumin e alkoolit po ca do bejme me kete qe po ndodh aktualisht", tha Klodjana Spahiu, deputete e PS. Shqiperia nuk ka te dhena te sakta ne lidhje me konsumimin e alkoolit ne vend, por mendohet se rreth 30% e popullsise eshte alkoolpirese e moderuar, ndersa 4-5 % jane te varur nga alkooli. Ky grup personash kane nevoje te menjehershme per trajtim, pasi jo vetem demtojne shendetin, por kthehen edhe ne kosto per familjen e shoqerine. Qendra e vetme per trajtimin e personave me varesi alkoolike ka trajtuar deri me tani 200 persona nga te cilet rreth 30 per qind i jane rikthyer serish atij.