Uragani “Milton”, shqiptarja në Florida: Zona A dhe B ishin më të rrezikuarat

Uragani “Milton” goditi bregdetin perëndimor të Floridës me stuhi të fuqishme duke shkatërruar shtëpitë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dy milionë familje.
Dodona Roboci, një shqiptare në Florida tregoi më shumë detaje se si e pritën banorët uraganin. Roboci theksoi se zona A dhe B ishin më të rrezikuarat, pasi ishin më pranë detit.
Ajo shtoi se banorët kishin vendosur sisteme mbrojtës (qepena) nëpër dritare në mënyrë që të ishin sa më të mbrojtur nga dëmtimet që do të sillte uragani.
“Florida është shumë e madhe, diku mund të jetë e prekur, diku jo. Evakuimi ka qenë po brenda Floridës, banorët largoheshin sa më larg detit. Zona A dhe B që janë më afër detit ishin më të rrezikuara. Unë kam qenë tek zona D dhe nuk më është dashur të largohem. E mira e uraganëve është se të japin mundësi të përgatitesh. Nëse je në zonë evakuimi, ose merr masa që të evauohesh, ose nëse shtëpia jotë përballon stuhinë, qëndro. Ka disa njerëz që nuk janë larguar sepse kanë qënë shumë të sigurt në banesën e tyre. Disa banorë kishin vendosur qepena në dritare, që kur era sjell objekte të jesh i mbrojtur.
Mbas çdo uragani, kodi i ndërtimit të banesës ndryshon. Ka pasur dëme në disa banesa të ndryshme. Por, tornadot janë më të rrezikshme se sa uraganët. Një miku im shqiptar pati dëmtime të shtëpisë së vetë, edhe pse ndërtimet në Florida janë ndërtuar për t’i përballuar uraganët. Supermarketet u boshatisën, sepse banorët shkuan u furnizuan për një muaj”, deklaroi Dodona Roboci
Roboci deklaroi se dëmet e banesave janë të mbuluara nga siguracionet dhe nga qeveria.
“Shumica e banorëve ikin se nuk duan të përballen me mungesën e energjisë elektrike. Rikuperimi ndodhi shumë shpesh në zonën që unë banoj, sepse këtu dëmet ishin më të pakta, ndryshe nga qendra. Shumë familjarë më kanë marrë në telefon duke më thënë që të lëviz nga Florida. Kam marrë mesazhe edhe nga Shqipëria, por edhe nga miq që janë këtu në Amerikë. Absolutisht është më mirë që të përgatitesh për më të keqen.
Shtëpitë të gjitha këtu janë të mbuluara nga siguracioni, edhe qeveria bën punën e vetë. Shteti nëpërmjet fondeve të veta ndërhynë në banesat e dëmtuara. Nëse e ke të vetësiguruar, atëherë duhet të mbulosh shpenzimet vetë”, tha Dodona Roboci. /vizionplus.tv