E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Tetori rozë” në Gjirokastër, mbi 500 ekzaminime të kryera

“Tetori rozë” shton numrin e ekzaminimeve të gjirit në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër. Burime nga shërbimi radiologjisë bëjnë të ditur se gjatë këtij muaji janë paraqitur për të kryer kontrolle 517 femra, 461 prej të cilave kanë zgjedhur mamografinë.

Mjeku radiolog Ermir Mahilaj vlerëson ndërgjegjësimin e popullatës femërore në rajonin jugor, cka sipas tij është reflektuar edhe në numrin e vizitave  të  kryera gjatë tetorit, i cili është disa herë më i lartë se në muajt e tjerë të vitit.

“Ka pasur sensibilizim në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Besoj që jemi në rrugën e duhur të sensibilizimit. Kemi pasur edhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë”, vlerësoi mjeku.

Gjatë muajit tetor mamografia në spitalin e Gjirokastrës funksionoi prej orës 9 të mëngjesit deri në orën 19.  Shërbim në të kanë marrë jo vetëm gratë dhe vajzat gjirokastrite, por edhe nga zonat e tjera si Tepelena e Përmeti.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›