E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetovë, përkujtohet Arbën Xhaferri

Tetova ka përkujtuar një vjetorin e ndarjes nga jeta të kryetarit të parë të PDSH-së, Arbën Xhaferri. Në akademinë përkujtimore u fol për personalitetin dhe veprimtarin e Xhaferrit, si një publicist, ideolog, politikan dhe familjar.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij theksoi se Arbën Xhaferri ishte shtylla e lëvizjes shqiptare në Maqedoni që u angazhua rreth kauzës së drejtë kombëtare me emblemën e PDSH-së.

Kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferri u lind në Tetovë në vitin 1948. Ai do të mbahet mend si një nga mendimtarët që lexoi drejt kalendarin në të cilën jetonte dhe atë kalendar e shënoi me veprimtarinë dhe mendimin e tij që zbërthente dhe u jepte kahë proçeseve në mbarë shoqërinë shqiptare.

Ai ia doli të kontribuojë për faktorizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe ta përcaktojë vendin e tyre si faktor i rëndësishëm për mbarë shqiptarinë.

Duke vepruar në një Maqedoni ku përballë kishte arrogancën e politikës maqedonase, e pas vetes inferioritetin e politikës shqiptare, Xhaferri duhej të ecte drejt së ardhmes si ai që duhet të vinte baraspeshë mes ëndrrave iracionale maqedonase dhe ambicieve shumë tokësore të shqiptarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›