Debati për zgjedhjet lokale në Kosovë
Në debatin mbi zgjedhjet në Kosovë është përfshirë edhe shefja e zyrës Administrative në veri të Kosovës Adriana Hoxhiç. Ajo i ka cilësuar zgjedhjet e tre nëntorit si historike.
Hoxhic i ka ftuar serbët e veriut që të marrin pjesë në zgjedhje pavarësisht mesazheve që vijnë nga qarqe të ndryshme.
“Mesazhet janë të ndryshme. Ka zëra se të gjithë do të dalim në zgjedhje, ka zëra të tjerë që thonë se serbët duhet t`i bojkotojmë zgjedhjet dhe qytetarët nuk dinë se çfarë të bëjnë. Por qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë ras sepse mendoj se këto zgjedhje janë historike dhe unë nuk besoj se do të kemi manipulime të mëdha” tha Hoxhic.
Ndërkohë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka nuk ka dashur të komentojë mundësinë që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për mënyrën e hartimit të fletëvotimeve neutrale sa i përket statusit të Kosovës.
Ajo ka thënë se KQZ do të veprojë vetëm sipas Ligjit dhe nuk do të përzihet në çështjet politike.
“Ne do të veprojmë vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës. Asgjë tjetër”, ka thënë Daka në një intervistë për mediat në Kosovë.
Ditët e fundit është kërkuar nga Kosova të hartojë fletëvotime pas simbole shtetërore që të sigurohet pjesëmarrja e serbeve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Madje dhe zyrtarët e OSBE-së kanë thënë se presin nga Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për të tejkaluar edhe problemin e fletëvotimeve.